Shtohet edhe Napoli në listën e gjatë të klubeve të interesuar për Vedat Muriqi. Skuadra e De Laurentiis ‘është në kërkim të një zëvendësuesi për Milik, i cili pritet që të mos rinovojë kontratën e tij me Napolin (skadon në 2021). Thashethemet e fundit, të ardhura nga Turqia, kanë të bëjnë me sulmuesin kosovar të Fenerbahce.
Vlera e kartonit të tij për momentin është rreth 20 milion euro, por prapë mund të rritet duke pasur parasysh sasinë e ekipeve që ndjekin lojtarin. Tottenham, Manchester United, Leicester, Eintracht Frankfurt, ndërsa në Itali edhe Lazio dhe Juve e pëlqejnë.