Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Tigrat” e Arkanit, të pandëshkuar edhe 20 vjet pas humbjes së liderit të tyre

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Tigrat” e Arkanit, të pandëshkuar edhe 20 vjet pas humbjes së liderit të tyre

Nga: Milica Stojanovic “Balcan Insight“

Më 15 janar 2000, Zheljko Raznatoviç ishte duke pirë me miqtë e tij në hotelin “InterContinental” në Beograd, kur një person shkoi drejt tyre dhe hapi zjarr nga një distancë të afërt me një pistoletë gjysmë automatike. Raznatoviç, i njohur në gjithë botën si lideri paraushtarak serb Arkan, u godit nga një plumb në sy dhe vdiq rrugës për në spital.

Ai ishte 47-vjeç. Për vrasjen u dënua Dobrosav Gavriç, një oficer i ri policie. Por ai arriti të largua nga Serbia drejt Afrikës së Jugut, ku aktualisht po përballet me kërkesën për ekstradim në Beograd.

Anëtarët e njësisë paraushtarake të kohës së luftës, Garda Vullnetare Serbe, e njohur më mirë si “Tigrat”, kryen krime të panumërta që përfshinin vrasje, përdhunime dhe tortura gjatë konflikteve në Bosnje dhe Kroaci.

Por deri më sot, vetëm një nga luftëtarët e saj, Boban Arsiç, është dënuar në mungesë në Kroaci.

Arkan u akuzua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë para vdekjes së tij, por pasi ai u vra, çështja u mbyll. Në vitet para luftës, Arkan ishte një hajdut që vepronte si jashtë ashtu edhe brenda Jugosllavisë, dhe për këtë arsye ishte në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Interpoli.

Në prag të nisjes së luftërave në Jugosllavi, ai ishte lideri i famshëm i tifozëve të skuadrës së Crvena Zvezdës të Beogradit. Ai e themeloi Gardën Vullnetare Serbe në vitin 1990. Njësia paraushtarake, e cila u bë e njohur si “Tigrat e Arkanit”, ishte një forcë relativisht e vogël e përbërë nga tifozët “ultras” të Crvena Zvezdës, por edhe kriminelë dhe vullnetarë të zakonshëm, që e admironin Raznatoviçin.

Shumë shpejt, ky grup do të ishte famëkeq për vrasjet, përdhunimet dhe torturat, por edhe për plaçkitjet dhe kontrabandën e mallrave nëpër zonat e luftës. Faktet mbi disa nga krimet në të cilat mori pjesë ose udhëroi Arkani, përcaktuan gjatë gjyqit ndaj të pandehurve serbë në Gjykatën e Hagës.

Gjatë këtyre gjyqeve, pati edhe dëshmitarë që dëshmuan për Arkanin, njësinë e tij apo krimet e tyre. Madje disa dhanë emrat e luftëtarëve dhe vendndodhjet e incidenteve. Por ende nuk ka asnjë aktakuzë që të përfshijë ndonjë prej tyre, apo që ta përmendë Arkanin si një komandant që dha urdhra për kryerjen e krimeve.

Lidhja e tij e pretenduar me Shërbimin e Sigurimit të Shtetit të Serbisë, që do të vërtetonte se Serbia ishte e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftërat në Bosnje dhe Kroaci, është një nga çështjet në rigjykimin e 2 prej oficerëve më të lartë të shërbimit, Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç, që po vazhdon ende në Hagë.

Drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd, Ivana Zaniç, thotë se mendimi dominant në shoqërinë serbe, është se njësitë paraushtarake të kohës së luftës si ajo e Arkanit, nuk ishin nën kontrollin e ushtrisë ose policisë serbe. “Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha ato njësi, ishin nën komandën e ushtrisë ose policisë”, këmbënguli Zaniç.

“Nëse do të ishte kryer ndonjë hetim, në krye të këtij zinxhiri komandues në shumicën e rasteve do të ishin gjeneralët e Ushtrisë Popullore Jugosllave, të cilët autoritetet serbe dhe Prokuroria e Krimeve të Luftës i kanë mbrojtur gjatë gjithë këtyre viteve, qëkur në Serbi ka pasur gjyqe për krime lufte”, thekson ajo.

Akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës, thonë se Arkani dhe luftëtarët e tij ishin aktivë në disa vende në Kroaci dhe Bosnje gjatë luftërave të viteve 1991-1995. Aktakuza pretendon se Arkani ishte pjesë e një sipërmarrje të përbashkët kriminale, së bashku me liderët më të shquar serbë në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi, synimi i së cilës ishte “largimi me forcë dhe i përhershëm i shumicës jo-serbë, kryesisht kroatëve, myslimanëve boshnjakë nga zona të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës”.

Arkanin akuzohet se në Zvornik të Bosnjes në prillin e vitit 1992, anëtarët e Gardës Vullnetare Serbe, vranë afro 20 civilë jo-serbë. Ndërkohë vetëm gjatë 2 ditëve në shtatorin e vitit 1995, “tigrat” e tij vranë rreth 65 njerëz. Në vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-zyrtarëve serbë të Bosnjës Miço Stanisiç dhe Stojan Zupljanin, dolën në dritë disa fakte për ndoshta krimin më të rëndë që kryen Tigrat në Bijeljina në pranverën e vitit 1992.

Konflikti midis serbëve dhe boshnjakëve në këtë qytezë nisi më 31 mars 1992, kur mbërritën luftëtarët e Arkanit. “Rreth datës 3 prill 1992, gjithsej 48 trupa, përfshirë trupa grash dhe fëmijësh, u mblodhën nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetit; 45 prej tyre ishin jo-serbë, dhe asnjë nuk mbante uniformë. Shumica e viktimave ishin qëlluar në gjoks, gojë apo në pjesën e pasme të kokës, disa në distancë të afërt”, thuhet në vendimin për Stanisiçin dhe Zupljanin.

Në janarin e vitit 2016, pasi mbaroi mandati i tij si kryeprokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç, tha se kishte një hetim në vazhdim e sipër mbi “Tigrat”. Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi, deklaroi se çështja ishte rihapur nga një kallëzim penal nga një palë e dëmtuar.

“Çështja në fjalë është në fazën e procedurave hetimore, në të cilën po mblidhen provat. Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës, po punon për të hedhur dritë mbi ngjarjet e ndodhura gjatë vitit 1992 në Bijeljina”, tha zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në një përgjigje për “BIRN” në lidhje me këtë rast.

Ndërkohë Filip Svarm, një gazetar për gazetën e përjavshme serbe “Vreme”, që e ka ndjekur nga afër Arkanin, tha se hapja e një çështje në lidhje me liderin paraushtarak në Serbi, do të nënkuptonte trajtimin e çështjeve shumë të ndjeshme si roli i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit dhe i regjimit të Sllobodan Millosheviçit gjatë kohës së luftës.

“Në fakt, një numër i madh i atyre që ishin në Gardën Vullnetare Serbe, sot nuk janë më gjallë, shumë të tjerë janë në burg. Por Arkani, për shkak të asaj që ishte dhe asaj që bënte, qe gjithnjë një person me të cilin askush s’dëshironte të kishte lidhje”, thotë Svarm për “Balkan Insight”.

TIRANA TODAY

Tags: Boban ArsiçGjykata Penale NdërkombëtareZheljko Raznatoviç

TË LIDHURA

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek
Rajoni

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Kosovo

Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare

16:13 | 31/03/2026
Next Post
Ja cilat janë 11 punët më të rrezikshme sot në botë

Ja cilat janë 11 punët më të rrezikshme sot në botë

Presidenca i përgjigjet Ramës: 6 pyetje për “Gruan e Bilalit”

Presidenca i përgjigjet Ramës: 6 pyetje për “Gruan e Bilalit”

Makina përplas motorin, një i plagosur (FOTO)

Makina përplas motorin, një i plagosur (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com