Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shpopullimi alarmon udhëheqësit e Evropës Qendrore

Udhëheqësit e vendeve të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit janë në panik për shkak të rënies demografike dhe po inkurajojnë familjet që të shtojnë lindjet në përpjekje për të ndalur rënien.

Disa nga nxitjet për shtimin e lindjeve sjellin në kujtime epokën fashiste dhe atë komuniste të thirrjeve në patriotizëm e vlera familjare si dhe lehtësime bujare nga taksat dhe shpërblime për çiftet që lindin fëmijë.

Kritikët liberal akuzojnë qeveritë populiste se po shfrytëzojnë kërcënimin nga shpopullimi për të çuar përpara synimet nativiste dhe për ta kthyer orën prapa tek feminizmi.

Por, zyrtarët qeveritarë kundërshtojnë pohimet e tilla duke theksuar që nëse nuk parandalojnë një krizë të popullsisë dhe të rrisin pjellorinë, qeveritë nuk do të jenë në gjendje të mbulojnë pensionet dhe kostot e kujdesit shëndetësor për brezat që po plaken.

Përpjekjet për të rritur popullsinë vendase dhe për të shtuar numrin punëtorëve të rinj për të financuar kostot e ardhshme të mirëqenies, po pengohen nga tendencat e migracionit.

Të rinjtë po lënë Evropën Qendrore në një numër gjithnjë e më të lartë për jetë më të begatë në shtetet e përparuara të Evropës Perëndimore.

Në Hungari, ku shkalla e lindshmërisë ka rënë në 1.49 lindje për një grua (shkalla e nevojshme për të ruajtur nivelin e popullsisë është 2.1), kryeministri Viktor Orban ka ofruar ndihmë për strehim dhe ulje të kredisë hipotekare, në përpjekje për të inkurajuar më shumë lindje.

Nënave u ofrohet heqje e taksave mbi të ardhurat gjatë tërë jetës për të rritur katër ose më shumë fëmijë. Gratë që martohen nën moshën 40 vjeç, mund të marrin një hua qeveritare prej 36 mijë dollarësh me falje të plotë të borxhit pas lindjes së fëmijës së tretë.

Muajin e kaluar udhëheqësi populist i Hungarisë shpalli ngritjen e gjashtë klinikave që do të ofrojnë trajtimin pa pagesë dhe fekondimin artificial (IVF).

Duke njoftuar trajtimet falas për IVF-në, që filluan më 1 shkurt, kryeministri Orban shpalli pjellorinë një çështje me rëndësi strategjike për vendin.

“Nëse duam fëmijë hungarezë në vend të imigrantëve dhe nëse ekonomia hungareze mund të sigurojë fondet e nevojshme, atëherë e vetmja zgjidhje është të shpenzojmë sa më shumë fonde për të mbështetur familjet dhe për të rritur fëmijë,” tha ai në një konferencë në Budapest në muajin janar.

Qeveria e Polonisë ofron një ndihmë mujore prej 500 zlotësh (rreth 125 dollarë) për fëmijë për çdo familje pas fëmijës së parë.

Partia Ligji dhe Drejtësia, (PiS), paraqiti shtesën pas fitores së saj në zgjedhjet e vitit 2015, duke e përfshirë atë në një program të quajtur Familja 500+, që është bërë një model për vendet fqinjë që po përballen me shpopullimin dhe po përpiqen të ndalojnë rënien e shkallës së lindjeve.

Por, qasja e tille e vendeve të Evropës Qendrore po alarmon feministët dhe kundërshtarët liberalë, të cilët druajnë se qeveritë e drejtuara nga partitë populiste po nxisin lindjen e fëmijëve jo vetëm për arsye ekonomike.

Ata kanë frikë se populistët po përdorin dhurata bujare si një mënyrë për të blerë vota.

Ata akuzojnë populistët nativistë që thonë se të pasurit fëmijë është çështje publike dhe jo vetëm private, se duan të kthehen në periudhën e patriarkalizmit, kur roli i gruas kufizohej vetëm në lindjen e fëmijëve.

Ata i cilësojnë disa nga propozimet si poshtëruese dhe e shohin ofertën IVF falas si diçka që del nga romani i Margaret Atwood, The Handmaid’s Tale (Rrëfenja e shërbëtores).

“A mundemi thjesht të deklarojmë se Hungaria është Gileadi tani e tutje,” pyeti gazetarja hungareze Anita Komuves në Twitter, duke iu referuar vendit të shpikur nga shkrimtarja Atwood.

Të tjerë kritikë liberal akuzojnë kryeministrin Orban, i cili thotë që dëshiron “lindje dhe jo imigracion” dhe populistët e Evropës Qendrore se po shfrytëzojnë planet për shtimin e natalitetit për synimet e tyre kundër imigracionit. Që nga kriza e migrimeve të vitit 2015, vendet e Evropës Qendrore u kanë rezistuar propozimeve të Bashkimit Evropian për ndarjen e barrës së migruesve me qëllim të ndarjes së barabartë të tyre tek vendet anëtare.

Duke shpalosur vitin e kaluar një “Plan të Veprimit për Mbrojtjen e Familjes”, i cili përfshinte disa stimuj për krijimin e familjeve të reja, udhëheqësi hungarez tha: “Ka gjithnjë e më pak fëmijë të lindur në Evropë. Për Perëndimin, përgjigja është emigracioni… Hungarezët mendojnë ndryshe. Ne nuk kemi nevojë për numra. Ne kemi nevojë për fëmijë hungarezë”.

Qeveria hungareze pret që nxitjet e saj do të çojnë në 4 mijë lindje shtesë.

Sipas shifrave nga Zyra Qendrore e Statistikave në Poloni, ka pasur një rritje prej 13 për qind të lindjeve pasi që qeveria paraqiti nismat për të inkurajuar më shumë lindje.

Por, ekspertët e demografisë janë të rezervuar dhe sipas tyre fushatat e vendeve të Evropës Qendrore ‘para për fëmijë” do të ofrojnë asgjë më shumë se disa hope të përkohshme. Ata marrin Rusinë si një shembull, duke thënë se programet e tilla të saj kanë bërë shumë pak për të ripërtërirë një popullatë që parashikohet të bjerë nga 142 milionë në 110 milionë deri në vitin 2050.

Sidoqoftë, vendet e Evropës Qendrore nuk kanë të vetmet që shqetësohen për rënien e popullsisë. Kroacia (e pesta në botë për shkallën e rënies) e ka vënë demografinë në qendër të kryesimit gjashtëmuajsh të Bashkimit Evropian.

Gjermania synon të rrisë shkallën e lindjeve duke e lehtësuar jetën për prindërit e rinj, me çifte që marrin ndihmë bujare për dy vjet pas lindjes, nëse të dy punojnë me kohë të pjesshme.

Ka pasur një rritje në lindshmërisë, por popullsia me mbi 65 vjet pritet të rritet në 27.3 për qind në vitin 2035 nga 21.6 për qind sa ishte në vitin 2017.

Por, ndryshe nga kryeministri Orban, qeveria e kancelares Angela Merkel e sheh migracionin si të rëndësishëm në ndaljen e rënies demografike të fuqisë punëtore dhe është duke lehtësuar rregullat për bizneset që kërkojnë punëtorë të rinj të aftë nga jashtë Evropës.

Italia është po ashtu e alarmuar me rënien e shkallës së lindjeve. Numri i lindjeve të reja ka rënë në shkallën më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1861. Gratë italiane kanë mesatarisht 1,29 fëmijë, shumë më pak se shkalla prej 2.1 që është e nevojshme për të ruajtur popullsinë.

Nga ky vit qeveria do të financojë kopshtet e për të gjithë fëmijët dhe po rritë përfitimet për kujdesin e fëmijëve si dhe zgjatjen e lejes së baballarëve.

Greqia me ‘rripin e shtrënguar”, e cila ka një nga shkallët më të ulëta të lindjeve në Evropë, tani po u ofron nënave gati 2 mijë e 200 dollarë për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe ulje taksash. /Voa

Tags: alarmonevropa qendroreshpopullimudhëheqës

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane në Greqi anulon aktivitetet për Ditën e Pavarësisë
Bota

Ambasada Amerikane në Greqi anulon aktivitetet për Ditën e Pavarësisë

15:00 | 23/06/2025
Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane
Bota

Izraeli godet sërish në centralet bërthamore iraniane

14:08 | 23/06/2025
Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet
Bota

Putin: Sulm i paprovokuar ndaj Iranit, asnjë justifikim për sulmet

12:57 | 23/06/2025
Next Post
Socialistët s’gjejnë qetësi, edhe këshilltarët probleme me dekriminalizimin

Socialistët s’gjejnë qetësi, edhe këshilltarët probleme me dekriminalizimin

Ambasadori Grenell: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Ambasadori Grenell: Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para

by mirseda
15:08 | 23/06/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal .Policia ka...

KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

15:07 | 23/06/2025
Mbyllet gjyqi për vrasjen e Grei Bihucit në Fier, autori Florian Muka dënohet me 12 vite burg

Mbyllet gjyqi për vrasjen e Grei Bihucit në Fier, autori Florian Muka dënohet me 12 vite burg

15:05 | 23/06/2025
Ambasada Amerikane në Greqi anulon aktivitetet për Ditën e Pavarësisë

Ambasada Amerikane në Greqi anulon aktivitetet për Ditën e Pavarësisë

15:00 | 23/06/2025
ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar

ASGJË E RE TE TIRANA…! Klubi nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ende asnjë lojtar i afruar

14:42 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com