Ministrat e BE-së do të diskutojnë ditën e sotme propozimin francez për situatën në fushën e politikës së zgjerimit dhe procesin e pranimit, si pika e fundit në rendin e ditës. Por nuk priten përfundime.
Këshilli i BE-së njoftoi se: “Ne nuk e dimë se sa konkretë mund të jemi, por sigurisht që duam t’i dërgojmë një mesazh pozitiv rajonit”.
Po ashtu, mësohet se sekretarja e Shtetit të Francës për Çështje Evropiane, Amelie de Montchalin do të paraqesë propozime nga Parisi për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit.
Kujtojmë se Franca paraqiti të ashtuquajturin “propozim diskutimi” vendeve anëtare, duke përshkruar katër parime që Parisi i sheh si bazë për një metodologji të re të zgjerimit të BE-së.
Propozimi i Macron/ Reagon Gjermania: Të hapur për ta diskutuar, por me 1 kusht