Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Plani turk për riatdhesimin e refugjatëve sirianë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Plani turk për riatdhesimin e refugjatëve sirianë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan synon të kthejë dy milion refugjatë në Siri.

Sipas planit të tij, refugjatët do të ktheheshin në atë që ai quan një “zonë të sigurt” të krijuar nga ushtria turke gjatë inkursionit të saj në Siri.

Por, siç raporton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, shumë sirianë nuk janë të gatshëm të kthehen.

Restoranti Mandy u shërben klientëve në Stamboll prej më shumë se gjashtë vjetësh.

Pronari i tij, Isam Abdi u largua nga Siria në fillimin e luftës civile.

Por tani që ai zotëron dy restorante dhe fëmijët e tij janë në universitet, Abdi e sheh Turqinë si të vetmin vend që i ofron një të ardhme.

“Për shkak të luftës atje nuk ka siguri.

Ata thonë se në Damask ka siguri, por nuk ka energji elektrike, gaz, dhe asgjë tjetër.

Është e vështirë të jetosh atje; është më lehtë të jetosh këtu.

Dhe siç thashë, ne filluam një jetë të re nga zeroja këtu, dhe tani jemi mirë”, thotë Isam Abdi, pronari i restorantit.

Por Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të kthejë deri në dy milion refugjatë në Siri.

Ata do të ktheheshin në atë që Ankaraja e quan strehë të sigurt, zona e kapur nga forcat turke në fillim të tetorit gjatë një operacioni kundër milicive kurde.

Por Siria mund të kundërshtojë, thotë një ekspert.

“Nuk shoh ndonjë arsye që Bashar al-Asadi të dëshirojë ndonjë nga këta refugjatë të kthehen. Ai me siguri nuk do të marrë pjesën më të madhe të tyre. Nuk mendoj se kjo do të ndodh. Jemi të bllokuar. Duhet të pranojmë se kemi problem dhe të përpiqemi ta zgjidhim nëse nuk duam thjesht t’i vendosim në kamionë dhe t’i hedhim në anën tjetër të kufirit”, thotë Soli Ozel me universitetin Kadis Has në Stamboll.

Tashmë, organizata Amnesty International e ka akuzuar Turqinë se po deporton me forcë refugjatët në Siri.

Policia e Stambollit ka filluar grumbullimin e refugjatëve që nuk kanë dokumentacion.

Policia thotë se të gjithë janë të gatshëm të kthehen në Siri, por disa kundërshtojnë.

“Ju thashë se nuk e kisha me vete letërnjoftimin, e kisha harruar në shtëpi.

U thashë ” nëse mund të më presni 5, 10 minuta, familja ime do të më sjellë dokumentat.

Më tha në rregull, “por ai priti dy minuta, dhe pastaj më dërguan direkt në stacionin e policisë Tuzla dhe më pas në Siri. Më dërguan në Idlib, por nuk kam asnjë të afërm në Idlib dhe nuk njihja askënd. Jam nga Damasku dhe jo nga Idlibi”.

Amjadi ishte në gjendje të kthehej në Turqi pasi familja e tij provoi se ai kishte dokumente.

Megjithatë, me një ekonomi të ngadalësuar që ka shtuar pakënaqësinë në rritje të turqve ndaj refugjatëve, Erdogan po përballet me një presion në rritje për të çuar përpara planin e tij.

Nëse realizohet, sirianë si Aliu, një student në universitet, do t’u përmbyset jeta dhe planet për të ardhmen.

“Kam nevojë për të vazhduar studimet e mia në universitet dhe të diplomohem. Pas kësaj, kam nevojë të fitojë përvojë në fushën e teknologjisë ose menaxhimit të biznesit. Një e ardhme në Turqi për mua është më e mirë sesa në Siri.

Kështu që duhet të qëndroj këtu për ndoshta dhjetë ose 15 vjet “.

Por, aspirata të tilla nga sirianët që jetojnë në shumicën e qyteteve anembanë Turqisë mund të mos realizohen. /VOA

Tags: plani turkrefugjate sirianeriatdhesimzone

TË LIDHURA

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani
Bota

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

16:26 | 24/06/2025
SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria
Bota

SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria

16:23 | 24/06/2025
“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi
Bota

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

13:30 | 24/06/2025
Next Post
Arbana Osmani zbulon detajet e para të “Dua Të Të Bëj të Lumtur”

Arbana Osmani zbulon detajet e para të “Dua Të Të Bëj të Lumtur”

Aksident i rëndë në Lushnjë, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Lushnjë, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Me 20 euro nën dorë, kalon pikën kufitare drejt vendeve të BE-së

Me 20 euro nën dorë, kalon pikën kufitare drejt vendeve të BE-së

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali
Sport

Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali

by mirseda
16:39 | 24/06/2025
0

Sampdoria ka fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen e “Play Out” ndaj Salernitanës. Ky vendim erdhi pasi tifozët...

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

Qeveria izraelite: Kemi goditur një radar pranë Teheranit pas shkeljes së armëpushimit nga Irani

16:26 | 24/06/2025
SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria

SHBA zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin, në fokus edhe Shqipëria

16:23 | 24/06/2025
INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

15:08 | 24/06/2025
Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij

Tenderi mbi 2 mln lekë për rrugën “Rrëshen-Shpal” që “dogji” kreun e KPP-së dhe tri vartësit e tij

15:05 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com