Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Maia Morgenstern në Shqipëri/ Simboli i skenës dhe kinematografisë rumune, shfaqje për publikun shqiptar

6 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Maia Morgenstern në Shqipëri/ Simboli i skenës dhe kinematografisë rumune, shfaqje për publikun shqiptar

Nga: Entela Binjaku

Ajo është pa më të voglin dyshim një simbol i artit teatror në Rumani. Ky emër i nderuar i skenës por edhe i filmit, aktorja e shumënjohur Maia Morgenstern, ndodhet në Shqipëri gjatë këtyre ditëve.

Në cilësinë e të  ftuarës së veçantë në edicionin e vitit 2019 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, Madame Morgenstern interpretoi, ditën e shtunë, në skenën e teatrit “Skampa”, në Elbasan, veprën me titull  “Marina and Ulay”. Në një sallë të tejmbushur, ylli i teatrit rumun dhe aktori i njohur Marius Bodochi u duartrokitën gjatë dhe me entuziazëm nga spektatorët.

Paraditen e së dielës, aktorja Morgenstern e ndau, në skenën e “ArTurbina” në Tiranë, me të rinj e të reja, aktorë të afirmuar, me të cilët zhvilloi një MasterKlas.

Aktorja e shquar që numëron me dhjetëra role në filma dhe shfaqje teatrore në Rumani, foli me të pranishmit dhe ju përgjigj pyetjeve dhe kërshërisë së tyre lidhur me përvojën e saj në skenë, por edhe për fakte me shumë rëndësi nga jeta e saj dhe e familjes.

E pyetur për përshtypjet e saj nga kjo vizitë në Shqipëri, ajo u shpreh: “Jam tepër e gëzuar. E rëndësishme është komunikimi, të njihemi, t’ju njoh, të njoh aktorë, artistë, mënyrën si zhvillohet teatri dhe arti shqiptar në përgjithësi”.

Ndërsa vijon të shprehë vlerësimet, për praninë e saj në Shqipëri ajo thotë: “Jam thellësisht e befasuar nga serioziteti, ambicia dhe dëshira për të krijuar, sidomos për të krijuar pika komunikimi me qendra të tjera, shtete të tjera, me vende të tjera, me teatro dhe ku ekziston arti.

Është i mrekullueshëm ky shkëmbim edhe mes brezash, edhe mes vendesh, besoj se është shumë i rëndësishëm. Bota është e madhe,  e bukur dhe interesante, edhe e lehtë, edhe e vështirë, e ndërlikuar, dhe jo të gjitha fluturojnë mbi re, por e rëndësishme është të njihemi”, përforcon ajo mesazhin.

Për publikun e Shqipërisë, i cili e njeh fare pak profilin e saj të lartë artistik, znj. Morgenstern është e njohur kryesisht me rolin e Shën Marisë, në filmin e aktorit Mel Gibson “Pasionet e Krishtit”.

Takimi mes këtyre dy aktorëve të shquar, emocionet e një bashkëpunimi me një yll të kinemasë botërore, respekti dhe besimi mes niveleve kaq të larta të artit, ishin disa nga mesazhet dhe çastet emocionale që u përcollën në sallë, përmes mjeshtërisë së një aktoreje të madhe.

Në këtë MasterKlas, e ndodhur edhe përballë aktorëve të rinj, për të cilët thotë se i japin emocion me dëshirën e tyre për ta mësuar këtë art, që siç ajo thotë është është arti i efemerit, mesazhi drejtuar të rinjve aktorë ndoshta mund të ishte siç shprehet ajo vetë: “vetë mënyra e tyre, ekzistenca në kuadër të shoqërisë”.

E cilësuar nga kritika si simbol i teatrit rumun, e respektuar dhe e adhuruar nga publiku, lidhur me ndjesinë që ky vlerësim i krijon znj. Morgenstern tha:  “Në radhë të parë  jam thellësisht mirënjohëse,  jam unë mirënjohëse për mënyrën si njerëzit presin atë që them, që dhuroj dhe që ndaj me ta.” Më tej ajo vazhdon: “Kjo është një përgjegjësi e madhe. Nuk është kaq e lehtë. Respekti fitohet me vështirësi. Duhet ruajtur dhe për këtë ka nevojë për ndershmëri dhe ti nga ana jote duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj asaj që njerëzit dëshirojnë”.

Ditën e diel, aktorja e shquar u ngjit në skenën e teatrit “ArTurbina” në Tiranë bashkë me kolegun aktorin Marius Bodochi, me shfaqjen “Marina and Ulay”, ku ajo portretizoi artisten e shquar, Marina Abramović, duke sjellë në kujtesë historinë e saj të dashurisë me Ulay dhe disa prej performancave të saj më me ndikim në histori, pjesë është shkruar nga Edith Negulici.

Prej vitit 2011, në “Shëtitoren e Famës” në Bukuresht një yll mban emrin Maia Morgestern, ndaj të gjithë ata që kanë mundur të ndjekin interpretimin e saj, duhet ta dinë se kanë ndjekur një yll.

 

 

 

Tags: Madame MorgensternMaia Morgensternrumani

TË LIDHURA

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë
Kultura

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

09:06 | 07/06/2025
Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë
Kultura

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025
Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi
Kultura

Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

14:44 | 05/06/2025
Next Post
Drejtori i Burgjeve: Të burgosurit ‘VIP’ përdorin sistemin për të pasur benefite

Drejtori i Burgjeve: Të burgosurit ‘VIP’ përdorin sistemin për të pasur benefite

Negociatat/ Ministri holandez shuan shpresat: Shqipëria nuk është gati!

Negociatat/ Ministri holandez shuan shpresat: Shqipëria nuk është gati!

Albin Kurti, fitorja e populizmit dhe metamorfoza për pushtet

Albin Kurti, fitorja e populizmit dhe metamorfoza për pushtet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com