Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Këmbana funebre e Kavajës nuk bie për viktimat e tragjedisë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

Çfarë ndodhi në Kavajë këtë javë, nuk është ngjarja e një qyteti të vogël province të lënë si xhep nga autostrada e re që shkon drejt jugut. Ajo është vetëm pjesa e dukshme e historive gjithmonë e më tipike shqiptare, të cilat luhen si drama për protagonistët dhe si ububu llahtare për moralistët.

Një apo disa histori paralele pasioni, një grua e vetme dhe nënë e tre fëmijëve, me bashkëshortin e dytë brenda në burg dhe burgu jashtë vendit, policë që vendosin të bëjnë ligjin me uniformë jashtë shërbimit, të shtëna automatiku e pistolete, foshnje dy vjeçare në vendin e krimit, shumë gjak, të vdekur e të plagosur: çfarë ndodhi në Kavajë është shumë më shumë se një dosje kriminale. Ajo është shumë më shumë se një hetim policor apo raportim gazetaresk. Eshtë më shumë edhe se grishja e zakontë për të nginjur kureshtjen e të ngeshmëve, për të bërë kinse puritanët të bërtasin për moral dhe skeptikët që të përsërisin dhe njëherë krizën e gjithë shoqërisë shqiptare.

Nga cila do anë të shihet kjo ngjarje, ajo është një zinxhir tipik shqiptar shkak e pasojë e sjelljes, e mendjelehtësisë ekstreme për të zgjidhur situata të rënda, e mosbesimit tek ligji, e shpërdorimit të detyrës, e epshit të pakontrolluar dhe arrogancës ditëzezë mashkullore, e cektësisë në arsyetimin për jetën dhe lehtësisë së padurueshme që i jepet vetë peshës së jetës. Tragjedia e Kavajës është identikiti i një shoqërie që ka probleme serioze me busullën e orientimit, që ligjin e pranon vetëm kur i intereson për vete dhe moralin e përmend vetëm kur e përdor për të ndëshkuar tjetrin. Përtej raportimeve të kronikës, Kavaja është një histori tragjike ku kanë gabuar të gjithë dhe duhet të paguajnë sot të gjithë. Dikush e bëri madje edhe duke i mbyllur hesapet vetjake me jetën e tij.

Gruaja që ishte në qendër të tragjedisë nuk është Maria Madalena. Dhe askush nga gjykuesit e saj që ndodhen në turmën me gurë në dorë, nuk është Jezu Krishti. Para se të goditet me gurë morali ajo grua, duhet që secili ta shohë një çast botën me sytë e saj. Secili duhet të përpiqet të dalloje edhe si e shihnin botën gjithë personazhet e kësaj tragjedie. Dhe vetëm atëherë, akuzatorët mund të jenë edhe të akuzuar.

Shpejt a vonë drejtësia do të ketë një tablo formale të asaj çfarë ndodhi, por gjykimi tjetër, ai që varet nga kushtetuta e moralit dhe kodi njerëzor i sjelljes, me të gjitha gjasat, do të duhet të shpallë fajtore krizën e gjithë shoqërisë. Kriza e shoqërisë së sotme shqiptare është një këmbanë që bie fort e fort, por nuk e lenë të dëgjohet brohorimat, sherret, dashuritë, urrejtjet, bashkimet e ndarjet e politikës për pushtet dhe në emër të pushtetit. Kavaja dha një dëshmi më shumë se ajo është këmbanë funerali. Herët a vonë, edhe skeptikët do ta dëgjojnë dhe do ta ndjejnë në lëkurë drithërimën e këtij lloj morti. Si tattoo tmerri. Këmbana të tilla, siç thonë të mençurit e kësaj bote, bien për të gjithë dhe jo për viktimat direkte të tragjedisë. /JavaNews.al

 

Tags: kavajëlorenc vangjelimarsida

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
“Koha e spektaklit mori fund. Si Albin Kurti do ndalojë hegjemoninë e Ramës në Kosovë”

"Koha e spektaklit mori fund. Si Albin Kurti do ndalojë hegjemoninë e Ramës në Kosovë"

Hapja e negociatave/ Presidenti i PPE: Shqipëria i ka bërë detyrat

Hapja e negociatave/ Presidenti i PPE: Shqipëria i ka bërë detyrat

Mali i Zi protestoi kundër Shqipërisë/ Klosi: Kush ndot mjedisin rrezikon që të…

Mali i Zi protestoi kundër Shqipërisë/ Klosi: Kush ndot mjedisin rrezikon që të...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com