Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

I humb mushka, e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut (video)

7 vjet ago
in Të Gjitha
I humb mushka, e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut (video)

I humb mushka në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës, dhe e gjen pas katër vitesh me anë të Facebook-ut në fshatin Rehovë të Vithkuqit. Familja në të cilën u gjend mushka e kishte blerë atë nga një i panjohur nga Vlora, kundrejt shumës 130 mijë lekë.

Në redaksinë e Fiks Fare ankohet Klaudia Shehu, të cilës i kishte humbur mushka “Katra” dhe se e kishte gjetur atë nga një njoftim në Facebook, ku e kishin nxjerrë për shitje. Humbjen e “Katrës” Klaudia e kishte denoncuar edhe në Komisariatin e Gjirokastrës, por në 4 vjet nuk ishte gjetur. Fatmirësisht, duke lundruar në Facebook në faqen e blegtorisë ajo sheh mushkën e saj.

“Katra” ka lindur në shkurt të 2004 dhe ka qenë 12 vjeçe kur më humbi. Për katër vjet, edhe pse e kam denoncuar, nuk është bërë asgjë. Kur e pashë në Facebook, nuk po u besoja syve dhe kam kontaktuar me zotërinë sikur doja ta blija. Kam ardhur nga Zvicra për të”, shprehet Klaudia.

Bashkë me gazetarin e Fiks Fare dhe të zonjën e mushkës, i drejtohen familjes në Rehovë e cila “Katrën” e kishte reklamuar në Facebook për ta shitur. Zonja Isufi, ku aktualisht është mushka, tregoi se atë e kishin blerë para 3 vjetëve nga një zotëri nga Vlora me emrin Krenar. “E njihnim se vjen me bagëti në malin tonë”, shprehet znj.Isufi.

Për “Katrën” kjo familje kishte paguar plot 130 000 lekë. Pas dy vjetësh kishin dashur ta shisnin dhe djali i saj i vogël kishte pasur mendimin ta nxirrnin në Facebook. “Me çfarë pamë na u mbush mendja që mushka është e zonjës, por ne nuk mund ta japim badjava se kemi harxhuar lekë, plus nuk jemi dhe në gjendje”, shprehet zj. Isufi.

Nga ana tjetër, Klaudia nuk mund të blejë mallin e saj, pasi e ka rritur vetë mushkën dhe është e saja. Këtë gjë mbetet ta zgjidhë dhe Prokuroria e Gjirokastrës, pasi për këtë çështje është hapur një proces penal. /Top Channel

 

Tags: denoncimmushkaProkuroria e Gjirokastrës

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Hapen arkivat/Çfarë ka ndryshuar në 21 vite? (video)

Hapen arkivat/Çfarë ka ndryshuar në 21 vite? (video)

E moshuara tregon pse e vrau me thikë 7-vjeçarin shqiptar: Askush s’më dëgjonte…

E moshuara tregon pse e vrau me thikë 7-vjeçarin shqiptar: Askush s'më dëgjonte...

Materniteti prej dy javësh pa mjek, gjinekologia do lindë vetë

Materniteti prej dy javësh pa mjek, gjinekologia do lindë vetë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com