Liverpool u ndal në barazim pa gola në sfidën ndaj Manchester United në “Old Trafford”, gjithsesi kjo pikë iu dha shansin të marrin kreun e tabelës në Premier League sërish.
Një moment interesant është regjistruar në minutën e 71’-të të ndeshjes, teksa Klopp tregon edhe një herë se nuk është vetëm një gjeni futbolli, por di si të edukojë skuadrën dhe lojtarët e tij.
Kapiteni Jordan Henderson u thirr për t’i lënë vendin Xherdan Shaqirit, kapiteni dorëzon shiritin dhe kalon përballë sulmuesit gjilanas pa ia dhënë dorën. Ky fakt kapet nga trajneri gjerman, i cili ka shkuar menjëherë tek stoli duke i folur ashpër për veprimin që sapo bëri.
https://twitter.com/JamesJClaffey/status/1099716697827753989