Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rrëfimi i ish-drejtorit të Burgjeve: Ja si u hap tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Rrëfimi i ish-drejtorit të Burgjeve: Ja si u hap tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

Për shkak të godinave të amortizuara, dhe pa asnjë perimetër sigurie, tentativat e arratisjes janë raste të përsëritura herë pas here. Nga arratisja e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës e deri tek thyerja e sigurisë së burgut të Burrelit, janë vetëm disa nga ngjarjet më rënda të ndodhura vitet e fundit.

“Ka problemet e sigurisë, problemet e veta që nga stafi policorë, punonjësi i ekipit të brendshëm, ekipit të jashtëm”, tha Stefan Çipa, ish Drejtor i Burgjeve.

Por, më spektakolari do të mbetet tentativa e arratijes së Gazmend Brakës, i njohur me nofkën Gaxhai dhe i konsideruar si i forti i Vlorës. E gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, në burgun 302, në vitin 2005. Ish Drejtori i Policisë së asaj kohe, Petrit Ismaili, rrëfen momentin kur zbuluan një tunel nëntokësor.

“Si ngjarje mund të jetë një ngjarje më e sofisfikuar në historinë e arratisjes nga burgu shqiptarë, qoftë nga mënyra e organizimit, qoftë nga investimi. Dhe periudha e gjetur nga personat e interesuar për arratisjen ka qenë ideale, pasi në burg kryheshin punime, biles atë ditë në mëngjes është futur dhe një traktor me zingjirë, dhe kjo sigurisht ishte në favor të personave për arratisje”, tha Petrit Ismaili, Ish – Drejtor i Burgjeve.

Ngjarja ishte e paprecedentë, dhe policët e burgut ranë në gjurmët e tunelit krejt rastësisht, pasi një pjesë e dyshemes u përpi nga toka.

“Kishin humbur orientim në lartësi, dhe kishin dal posht shtresës së betonit, u konstatua një e çarë nga policët, ne dyshuam se mos traktori që kaloj ka krijuar plasaritje në asfalt, pam një llampë të ndezur”, rrëfen Petrit Ismaili, Ish – Drejtor i Burgjeve.

Për hapjen e tunelit ishte punuar prej disa ditësh, dhe niste nga dyqani i luleve e deri tek dhoma familjare e pritjeve. Teknika e punimeve ishte njësoj sikur te hapej një tunel miniere, me trarë dhe tuba ajrimi.

“Tuneli nga ana e dyqanit, kishte filluar me zbritje vertikale, 10-12 metra, pastaj kishte filluar horizontale, në thellsi ka përdorur matrapik të vogël”, tha Petrit Ismaili, Ish – Drejtor i Burgjeve.

I gjithë maskimi ishte një dyqan lulesh, që prej disa kohësh kishte trullosur edhe sigurinë e burgut 302. Lulet përdoreshin si maskim për të nxjerrë thasët me dhe. Një plan gati-gati i përsosur arratisje.

“Na bënte përshtypje se nuk shiteshin lulet”, tha Petrit Ismaili, Ish – Drejtor i Burgjeve.

Ish drejtori i Burgut 302, tregon se për këtë ngjarje nuk u arrestua asnjë, sepse autorët kishin humbur gjurmët.

“Nuk është arrestuar asnjë nga të zotët e dyqanit të luleve, ata kishin bërë parapërgatitje, ai që kishte dyqanin, ishte anonim që e mbante me qera”, tha Petrit Ismaili, Ish – Drejtor i Burgjeve.

Pas këtij incidenti të ndodhur, Gaxhai u transferua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel.

Sot tentativat për arratisje janë të shumta. Por, krahas tyre ndodh shpesh edhe thyerja e sigurisë së brendshme, nëpërmjet sendeve të ndaluara. Këtu nuk bën përjashtim asnjë burg, as ai i sigurisë së lartë.

“Kemi kapur shumë familjarë që vijnë për të takuar të dënuarit, me lëndë narkotike, me telefona celularë, mjete prerëse, karta sim dhe kemi 4 punonjës policie të cilët janë të arrestuar, të cilët janë kapur duke tentuar të fusin lëndë narkotike, apo telefona”, tha Arjan Hasani, Drejtor i Burgut Fier.

Në këtë video shihet sesi një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është kapur në flagrancë, duke tentuar të fusë një aparat celular. Gardiani 56 vjeçar, ka fshehur nën shollën e këpucës një iphone dhe fishën e karikimit.

Video të tilla ka plotë në burgjet shqiptare. Celularë, drogë, mjete prerëse dhe plot sende të ndaluara, futen kryesisht për të dënuar me vepra penale të rënda.

“Qe përpjekur të futet lëndë narkotike përmes mishit të ngrirë, që kur ne e kemi shkrirë për ta kontrolluar, ishte një sasi e konsiderueshme”, tha Stefan Çipa, ish Drejtor i Burgjeve.

Për të parandaluar këto shkelje, qeveria shqiptare ka propozuar një ligj për të izoluar kriminelët e rrezikshëm, të cilët vijojnë aktivitetin kriminal me persona jashtë burgjeve.

Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis” dhe u aplikua ndaj Cosa Nostrës. Në bazë të propozimit, parashikohet që takimet me familjarët të personave me rrezikshmëri të lartë, të regjistrohen audio dhe video. Po ashtu, për këto persona parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura. THC

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

22:40 | 20/02/2026
Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur
Kryesore

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Next Post
Lind në një ditë me Ronaldon, emri i vajzës së Bonuccit shumë i njohur në Shqipëri

Lind në një ditë me Ronaldon, emri i vajzës së Bonuccit shumë i njohur në Shqipëri

Habit historiani: Jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës

Habit historiani: Jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës

Ambasadori i SHBA-ve: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com