Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Njëri gozhdës tjetri patkoit”, Thaçi dhe Haradinaj të pakoordinuar për dialogun

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Njëri gozhdës tjetri patkoit”, Thaçi dhe Haradinaj të pakoordinuar për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë u ka dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, për t`ua shpjeguar kështu edhe natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

“Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “Bot sot”  se këtë veprim Haradinaj e ka bërë për të heqë çdo dilemë se për çfarë dialogu bëhet fjalë duke u bazuar në Kosovën shtet sovran e të pavarur dhe të vërtetuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Meqë kemi pasur më herët një dialog në mes të Kosovës e Serbisë e që ka rezultuar me dobësim të pozicionit të shtetit tonë për shkak se Serbia edhe me tutje nuk i zbaton marrëveshjet e arrira dhe janë hapur tema rreth kufijve, Kryeministri Haradinaj u ka dërguar letër të gjithë Kryeministrave të botës për ti njoftuar për qëllimin e saktë të dialogut. Ky dialog duhet të ketë temën bazë njohjen reciproke të dy shteteve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që si garantues do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Është dashur t`i hiqet çdo dilemë se për çfarë dialogu do të bëhet fjalë. Prandaj edhe dialogu duhet të zhvillohet në mes dy shteteve për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Isufi.

Kryeministri thotë ka përfunduar statusi i Kosovës, ndërsa presidenti thotë nuk ka përfunduar

Por, ndryshe nga Isufi, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku –Rexhepi, ka pohuar se letra e kryeministrit më shumë tregon pafuqinë e tij në arenën ndërkombëtare karshi fuqisë aktuale të Hashim Thaçit.

“Krahasojeni këtë letër me letrën e presidentit dërguar presidentit amerikan! Nuk ka shtet në botë që kryeministri thotë ka përfunduar statusi i Kosovës, ndërsa presidenti thotë nuk ka përfunduar, madje do të ketë korrigjim kufijsh, duke e bërë të kontestuar edhe vetë territorin. Letra e Haradinajt tregon se sa e do pushtetin, pasi që me këto përplasje me presidentin e kryetarin e Kuvendit, do të duhej ta prishte koalicionin PAN dhe ta çonte PDK-në në opozitë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Krasniqi: Letra veprim i duhur

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë se Kosova si mjet të vetmin ndaj agresionit serb përballë shtetit të Kosovës e ka pasur vendosjen e taksës. Ai ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ketë mirëkuptim.

“Një gjë nuk jam duke e kuptuar se si gjithë ajo luftë e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës dhe asnjë presion i Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Serbisë për t’u ndalur. Kurse ndaj Kosovës presion i madh për heqjen e taksës. Hapur po tregojnë që janë në mbështetje te Serbisë, andaj e vlerësoj kryeministrin Haradinaj për qëndrimin e tij, për mos heqjen e taksës. Letra e tij dërguar shteteve mike rreth taksës, është veprim shume i duhur dhe është momenti i fundit që BE dhe SHBA-ja të reflektojnë, në mënyrë që të marrin masa ndaj Serbisë, nëse kjo e fundit dëshiron marrëdhënie dhe fqinjësi të mirë me Kosovën”, ka thënë politologu  Krasniqi.

Burjani: Dialogu s`ka alternativë

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani, ka thënë se ideja e Haradinaj për konferencë të tipit ndërkombëtar për këtë temë është e pa pranueshme.

Sipas tij, me një lloj konferencë ndërkombëtare siç e ka thënë ai, hap dilema e dyshime të papara për shtetin e Kosovës, pra s`ka konferencë por ka dialog biletaral të ngushtë me ndërmjetësim të SHBA-së dhe BE-së.

“Kjo është e tëra, pasi të gjitha tema tjera për konfernca multilaterale janë të dëmshme për pushtetin e Kosovës. Rasti Maqedon – Grek u zgjidh përmes BE-së dhe kështu duhet edhe me rastin Kosovë –Serbi. Pra nuk ka konferencë multilaterale të tipit Rambujë apo Vjenë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

Haziri: Ideja për korrigjim kufijsh e dëmshme për diplomacinë

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se letra e kryeministrit Haradinaj dërguar shteteve të botës , ku ia sqaron formatin e bisedimeve që janë duke u zhvilluar në mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtet të pavarura dhe që asgjë nuk kanë të bëjnë me çështjen e statusit të Kosovës, është pozitive dhe se e njëjta fuqishëm demanton përpjekjet e Beogradit zyrtar që dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga BE-ja, gjoja se ka për qëllim trajtimin e statusit të Kosovës.

Ai ka thënë se gjithsesi kjo nuk është e mjaftueshme, pasi diplomacia e Kosovës  është shumë neglizhente në këtë drejtim, sidomos të disa shtete që na kanë njohur dhe që së fundi kanë një qëndrim të luhatshëm.

“Tek disa Serbia ka arritur të ndikoj, duke bërë që këto shtete ta tërheqin edhe njohjen e shtetit të Kosovës. Po ashtu, duhet potencuar se dëm të madh Kosovës ia ka shkaktuar, sidomos në raport me subjektivitetin e saj ndërkombëtar, edhe idetë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh si një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e që nënkuptohet hapje e statusit të Kosovës. Andaj letra e kryeministrit Haradinaj është një hap pozitiv që duhet përcjellë edhe me një aktivitet të fort diplomatik nga ministria e punëve të jashtme”, ka thënë opinionisti Haziri.

TË LIDHURA

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit
Bota

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
BE paralajmëron Kievin për skandalin e korrupsionit: Të hetohen figurat e lart
Bota

BE paralajmëron Kievin për skandalin e korrupsionit: Të hetohen figurat e lart

19:18 | 29/11/2025
Macron pret Zelenskyn të hënën në Paris për bisedimet mbi paqen në Ukrainë
Bota

Macron pret Zelenskyn të hënën në Paris për bisedimet mbi paqen në Ukrainë

18:34 | 29/11/2025
Next Post
FOTO/ Dua Lipa shkëlqen në premierën e “Alita: Battle Angel”

FOTO/ Dua Lipa shkëlqen në premierën e “Alita: Battle Angel”

Kurorat mbretërore spanjolle gjendet në plehra, në periferi të Stokholmit

Kurorat mbretërore spanjolle gjendet në plehra, në periferi të Stokholmit

Alarmante/ Nikotina e lëngshme e cigares elektrike i merr jetën foshnjës

Alarmante/ Nikotina e lëngshme e cigares elektrike i merr jetën foshnjës







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com