Dalin detaje të reja lidhur me dosjen për tenderin e byzylykëve, çështje kjo e rihapur nga Prokuroria e Tiranës. Mes emrave që po hetohen, janë edhe dy ish-ministrat e LSI-së, Ylli Manjani dhe Petrit Vasilit për të cilët do të shihet nëse kanë firmosur ose jo në lidhje me tenderat, të cilët arrijnë miliona euro abuzim.
Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 4 zyrtarë, 8 janë në arrest shtëpie, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministrat Manjani dhe Vasili. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.
Hetimi është rihapur për shkak se kanë dalë fakte të reja, të cilat çojnë në zbardhjen e abuzimit në dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë.
Zyrtarët e akuzuar:
Juliana Hoxha
Aurel Lamce
Lysien Ali
Arlind Alikaj
Arlind Arapi
Orgesa Goga
Arsuelja Aliaj
Ilir Cuni
Eris Sheshi
Ethem Vigani
Hetimet janë shtrirë për 5 tendera;
-
Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
-
Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale
-
Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
-
Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
-
Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit