Ylli brazilian Neymar ka festuar 27-vjetorin e lindjes në një mbrëmje të veçantë, ku kanë marrë pjesë familjarë të lojtarit, shokë të skuadrës tek PSG, Dani Alvesh, Buffon, Verratti, Mbappe e Cavani.
Gjatë mbrëmjes së kuqe, Neymar pa i veshur me të kuqe, ku edhe patericat ishin në të njëjtën ngjyrë.
Ai mbajti edhe një fjalim, ku u prek për shkak se i mungonte shumë fusha e blertë, e sigurisht dhurata që do të donte ishte një kavilje e re.
“Për një futbollist nuk është gjë e bukur të mbajë paterica, dhurata që do të doja këtë vit është një kavilje e re për t’u rikthyer të luftoj në fushë”, u shpreh sulmuesi brazilian.