Sulmuesi brazilian i Interit, Douglas Costa është përfshirë në një aksident të frikshëm paraditen e sotme, rreth orës 11:15. Sulmuesi anësor ishte duke i makinës së tij të tipit “Jeep Cherokee, në autostradën A-44, në komunën Santhià (Vercelli).
Makina është dëmtuar rëndë, por lojtari nuk ka pësuar asgjë. Ndryshe nga braziliani, një 47-vjeçar që ishte duke i dhënë makinës së tij “Fiat Punto” është transportuar në spital.
https://twitter.com/footynews33/status/1092425087201001472
Rrethanat e aksidentin nuk janë bërë ende të ditura, pasi nuk janë zbardhur. Sipas mediave italiane thuhet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësja dhe stafi mjekësor në ndihmë të të aksidentuarve.
Një sezon i pafat ky për brazilianin, i cili është stërmunduar nga dëmtimet. Madje dhe në ndeshjen e fundit me Parmën, ai doli nga fusha për shkak të një dëmtimi të lehtë.