Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për shtatë minorenët që abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, nxënëse në Kavajë. Ata akuzohen për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Mësohet se 2 prej adoleshentëve kanë pranuar akuzën, ndërsa 5 të tjerët kanë mohuar të kenë abuzuar seksualisht me adoleshenten.
Edhe një 15-vjeçar është në kërkim nga policia, pasi dyshohet se është një nga personat që ka abuzuar me vajzën.