Kanë përfunduar hetimet administrative për vjedhjen e armatimeve në bazën e Pashalimanit. Pas hetimeve, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dalë me kërkesën për shkarkimin e komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, ndërsa ministrja Xhaçka ka shkarkuar 15 ushtarakë.
Kjo pasi në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit.
Mësohet se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka propozuar presidentit Meta shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare, Ylber Dogjani.