Presidenti i Serbisë, i ka vënë kusht Kosovës që të heqë taksën nëse do që të vijojë dialogun. Kjo deklaratë e Aleksandër Vuçiç vjen pas takimit me ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin.
“Heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe është kushti i Beogradit për vijimin e dialogut me Kosovën. Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, tha Vuçiç pas takimit.
Mes të tjerash, në takimin e mbajtur mes Vuçiç e Cepurit u diskutua edhe mbi situatën në rajon si edhe vizitën e Presidentit rus, Vladimir Putin, pak ditë më parë në Serbi.