Jahmir Hyka ka firmosur në ekipin e ri gjatë ditës së sotme, pasi ka shkuar me Maccabi Netanja në Izrael. Kjo ishte bërë e ditur edhe më herët në mediat sportive, por tashmë janë mësuar edhe detajet e kontratës.
Futbollisti i Kombëtares do të jetë pjesë e kësaj skuadre, të paktën për 1 vit e gjysmë. Pas eksperiencës së shkuar me San Jose në MLS, Hyka bën këtë zgjedhje në karrierën e tij të larmishme. Ndërkohë trajneri i skuadrës së Izraelit që ndodhet në vendin e 5 në kampionat, është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes.
“Ne jemi të bindur se ky ishte lojtar që na mungonte, për të kompletuar grupin e arritur qëllimet në këtë sezon”, tha Slobodan Drappitz.