Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Sfida e programeve hapësinore, agjencitë në konkurrencë të fortë

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Sfida e programeve hapësinore, agjencitë në konkurrencë të fortë

2019-ta premton suksese historike në fushën e eksplorimit të hapësirës. Një numër arritjesh janë realizuar që në muajin e parë të këtij viti, që nga udhëtimi i largët i sondës New Horizons e deri tek zbritja e kapsulës kineze në anën e errët të Hënës. Këtë vit do të shënohen edhe përvjetorë të rëndësishëm që na kujtojnë “hapin e madh të njerëzimit” të realizuar 50 vjet më parë. 2019-ta premton vërtetë të jetë një vit i “arritjeve stratosferike”.

Janari i këtij viti ka qenë një periudhë e ngarkuar për eksplorimin e hapësirës. Shkencëtarë të NASA-s publikuan më 15 janar imazhe kompiuterike të Ultima Thule, objekti më i largët hapësinor i eksploruar ndonjëherë nga njeriu. Ky objekt i vogël, i mbuluar nga akulli është 6.4 miliardë kilometra nga Toka dhe duket si një burrë prej bore, i krijuar nga dy masa sferike të lidhura së bashku. Pamjet u realizuan nga fotografi të marra ditën e vitit të ri nga sonda hapësinore “New Horizons” që po udhëton pranë këtij objekti. Shkencëtarët thonë se presin të konfirmojnë brenda pak ditësh, pasi të arrijnë fotografitë e reja në Tokë, nëse Ultima Thule ka në orbitë rrotull vetes hëna apo unaza rrethuese.

Kina dërgoi në fillim të janarit një sondë në Hënë. Imazhet e transmetuara nga televizioni publik kinez tregojnë sondën “Jade Rabbit 2” duke realizuar zbritje të butë në anën e errët të Hënës, e cila nuk është asnjëherë përballë Tokës. Ky moment shënon një triumf në programet hapësinore të Kinës, e cila po avancon me shpejtësi drejt nivelit të arritjeve që kanë shënuar Amerika dhe Rusia. Brenda këtij viti, Kina ka në plan të lëshojë sondën “Chang’e 5” për të mbledhur dhe për të sjellë në Tokë mostra nga ana e afërt e Hënës, gjë që nuk është bërë që në vitin 1976.

Në shkurt, një mjet hapësinor izraelit do të përpiqet të zbresë në Hënë, duke u bërë mjeti i parë i financuar privatisht që e realizon këtë operacion, si dhe mjeti i parë izraelit në Hënë. Projekti, i pagëzuar “Beresheet”, që në gjuhën hebraike do të thotë “Gjeneza”, do të realizohet në shkurt dhe financohet nga miliarderi jugafrikano-izraelit, Morris Kahn, si dhe donatorë të tjerë privatë. Nëse përmbushet me sukses, Izraeli bëhet vendi i katërt që arrin të dërgojë një mjet hapësinor në Hënë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Menaxheri i Programit Hapësinor të Izraelit thotë se kjo do të jetë një arritje historike që do të mundësojë mbledhjen e të dhënave mbi karakteristikat magnetike të Hënës që do të shërbejnë për kërkime të mëtejshme:

“Do të jetë një udhëtim i vështirë drejt Hënës. Po e realizojmë me një metodë të vështirë. Ka mënyra të tjera, më të drejtpërdrejta, mund të përdoret një raketë që shkon drejt e në Hënë, por ne nuk kemi raketë të madhe, prandaj po i biem rrugës së gjatë. Do të na duhet rreth një muaj e gjysëm për të shkuar, me plot peripeci rrugës. Zbritja do të jetë e vështirë, por ka shumë mundësi të jetë një ndër momentet më ekzaltuese,” thotë menaxheri Opher Doron.

Kjo zbritje do të hapte një kapitull të ri në arritjet e Izraelit në kërkimet hapësinore.

Në shkurt të këtij viti në Kazakistan dy astronautë do të tentojnë për herë të dytë të realizojnë misionin që ndërmorën vjeshtën e kaluar, i cili përfundoi me një zbritje emergjente disa minuta pas nisjes si rezultat i një avarie të rrezikshme. Astronauti i NASA-s Nick Hague dhe kozmonauti Alexey Ovchinin, të cilëve këtë radhë u bashkohet edhe Christina Hammock Koch e NASA-s do të nisen me një raketë Soyuz drejt Stacionit Hapsinor. Vjet në tetor misioni u ndërpre pak minuta pas lëshimit të raketës:

“Gjatë nisjes të Soyuz MS10-ës, raketa kaloi në status balistik për rikthim në atmosferën e Tokës pak pas lëshimit. Kjo nënkupton se ekuipazhi nuk do të shkojë në Stacionin Orbital Hapsinor, por do të realizojnë një zbritje të rëndë në Tokë,” shpjegojnë kontrollorët gjatë misionit të dështuar në 2018.

Specialitët rusë po përpiqen të kuptojnë çfarë problemesh shkaktuan avarinë në raketën Soyuz gjatë lëshimit në tetor 2018.

NASA tha në tetor 2018 se në 2019-ën do të realizohen fluturimet e para për të provuar udhëtimet hapësinore komerciale. SpaceX synon të lëshojë së shpejti raketën Falkon 9 së bashku me kapsulën Dragon, për një fluturim provë. Kapsula do të dërgojë mallra të ndryshme në Stacionin Orbital, por pa ekuipazh, ndërsa nga vera pritet të vihen në provë udhëtime me ekuipazh. Kapsula do të realizojë vizita të shkurtra në Stacionin Orbital. Deri tani udhëtimet e astronautëve amerikanë për në Stacionin Orbital realizoheshin me mjetet ruse Soyuz dhe një biletë kushton rreth 81 milionë dollarë për person.

Astronautët që do të udhëtojnë me raketën SpaceX Dragon flasin për krenarinë që ndjejnë për këtë udhëtim të parë:

“Nuk ka si të jem më me fat, për faktin që jam pjesë e këtij programi të jashtëzakonshëm dhe që më jepet mundësia të jap një kontribut të vogël për këtë mjet të ri fluturimi. Shansi që të realizosh fluturimin e parë me një anije të re hapësinore është një mundësi që i ofrohet vetëm një herë një brezi. Ndjehem shumë mirënjohës por kemi ende shumë punë për të bërë,” thotë astronauti Doug Hurley.

Deri tani misioni është shtyrë disa herë, për arsye të problemeve teknike. Në korrik mbushen 50 vjet që nga ecja historike e astronautëve Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin në Hënë.

Neil A. Armstrong, Edward E. Aldrin dhe Michael Collins përmbushën një ëndërr të vjetër të njerëzimit, duke hedhur hapa në një objekt jashtëtokësor. Kjo zbritje dhe ecje mbi Hënë shënoi një triumf të Amerikës në garën hapësinore me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

TË LIDHURA

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës
Politikë

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Krokodili i rrëmben djalin, guximi i pabesueshëm i babait i shpëton jetën

Krokodili i rrëmben djalin, guximi i pabesueshëm i babait i shpëton jetën

Ironia e fortë e gazetarit: Shqipëria më keq se Gambia

Ironia e fortë e gazetarit: Shqipëria më keq se Gambia

“Ishte i lagur dhe i gjakosur në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Dëfrim Kurtit

“Ishte i lagur dhe i gjakosur në kokë”, zbardhet dëshmia e plotë e Dëfrim Kurtit







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

by mirseda
18:45 | 20/10/2025
0

Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pasi një granatë...

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

Grabitja në Luvër: ADN-ja në jelek të verdhë, shpresa e vetme për kapjen e autorëve

18:08 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

Kremlini: Putin zgjodhi Budapestin për shkak të marrëdhënies së ngrohtë Orban–Trump

17:55 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com