Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Cipras vërtetoi se është burrë shteti?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Cipras vërtetoi se është burrë shteti?

Le Monde – Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën e parlamentit të Athinës në 25 janar, në favor të marrëveshjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që i hap rrugën e integrimit në komunitetin perëndimor këtij vendi të vogël.

Dhjetë ditë pas parlamentit të Shkupit, deputetët grekë, me një shumicë të vogël, miratuan marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar më qershor 2018, që vendosi emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Që prej 1991, Greqia kundërshtonte që ky vend i vogël, i dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të mbante të njëjtin emërtim si njëra prej krahinave të saj.

Lavdërimet për këtë i takojnë kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe homologut të tij Zoran Zajev.

Zoti Zaejv, u desh të përballej me kundërshtimin e presidentit të vendit të vet, George Ivanov, besnik i ish-kryeministrit Gruevski, të dënuar për korrupsion dhe tashmë të strehuar në Hungari, nën kujdesin e kryeministrit Viktor Orban.

Cipras pranoi të prishë koalicionin me partinë sovraniste të ministrit të tij të mbrojtjes, Panos Kammenos, që dha dorëheqjen disa ditë para votës në parlament.

Ai nuk u mbështet dot as tek partia e opozitës Demokracia e Re, që megjithëse drejtohet nga pro europiani, Qiriakos Micotaqis, qëndroi armiqësore ndaj marëveshjes.

Shkupi, diti, nga ana e tij, ti japë fund simboleve dhe fjalorit të Nikolla Gruevskit, po ashtu si dhe statujave të ndërtuara prej tij për Aleksandrin dhe Filipin e Maqedonisë.

Angzhimi i BE, ShBA dhe OKB-së ishte vendimtar për t’i çuar dy vendet drejt kompromisit, ndërkohë, që në sfond, Rusia u mundua të vendosë shkopinj nën rrota.

Perspektiva e antarësimit të afërm të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ajo më e largëta e pranimit në BE, ishin shtysa themelore. Në shtator 2018, shumë drejtues europianë, morën rrugën e Shkupit për të mbështetur referendumin për ndryshimin emrit.

Kjo mbështetje prodhoi një efekt pervers, atë të trysnisë nga lart. I shfrytëzuar nga konspiracionistët e të gjitha anëve, ky argument solli pjesmarrjen e ulët në votimin e bojkotuar nga opozita. Pas dështimit të konsultimit popullor, social–demokrati Zoran Zajev diti të përdorë të gjithë aftësitë e tij për të bindur dy të tretat e parlamentit që të votonin ndryshimin e emrit.

Tabloja nuk do të qe e plotë pa ironinë e mbështetjes që Anxhela Merkel i dha Aleksis Ciprasit, shefit të së majtës radikale, duke ditur që ai e kish luftuar fort kancelaren gjatë periudhës së konfliktit për zgjidhjen e borxhit grek.

Duke marrë përsipër riskun e të shkuarit kundër një pjese të opinionit publik, vetëm pak muaj para zgjedhjeve legjislative, zoti Cipras ka forcuar staturën e tij prej burri shteti.

Editorial i “Le monde”, 29 janar. Titulli original: “Erë paqeje në Ballkan”/ Lapsi.al

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
KLGJ cakton numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës

KLGJ cakton numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës

Edicioni informativ i datës 29 janar 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 29 janar 2019, në “Tirana Today”

Prirjet pedofilike të Majkëll Xheksonit, e ëma i dinte që më 1984 dhe heshti

Prirjet pedofilike të Majkëll Xheksonit, e ëma i dinte që më 1984 dhe heshti







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi | 4 interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, porti i Durrësit dhe arsimi

by mirseda
09:14 | 16/04/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, 16 prill, në seancën e radhës plenare, ku në rendin...

Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

Reduktim i flotës së autobusëve deri në 60%, dita e dytë pa shërbim të plotë transporti publik

09:07 | 16/04/2026
Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

Rama vizitë zyrtare në Itali, takim me Melonin

09:04 | 16/04/2026
Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center

09:02 | 16/04/2026
Marsi, muaji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

Marsi, muaji i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë

08:54 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com