Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

1990/ Kur qytetarët bënin një demonstratë të heshtur në kryeqytetit

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
1990/ Kur qytetarët bënin një demonstratë të heshtur në kryeqytetit

Nga Kastriot Dervishi/ Më 28.1.1990 në Tiranë u zhvillua një demonstratë e heshtur në sheshin “Skënderbej”. Kjo ishte e para e zhvilluar në kryeqytet në vitin e trazuar 1990. U ndaluan 16 persona. U hap një dosje agjenturiale-operative nga organet e Sigurimit.

Në përfundim u dënua vetëm 3 persona, për të cilët më parë kishte pasur materiale operative. Ata ishin Vasil Dhimitri, Zeqir Gollobanit dhe Faruk Picës, të cilët nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Aktakuza u formulua më 19.5.1990.

Në aktakuzë midis të tjerash thuhet: “I pandehuri Vasil e kishte humbur me kohë besimin në vijën politike të partisë e të shtetit, ndërsa ngjarjet e ndodhura në Europën Lindore e nxitën atë për t’u hedhur në veprime konkrete. Në mjedise të përshtatshme i pandehuri herë pas here edhe më përpara ka folur kundër shtetit tonë socialist, duke thënë se nuk veproi drejt që nuk i hapi kufijtë për të dalë jashtë kush të dojë, pasi këtu është e vështirë të jetohet, ose shtetit duhet të lejeje fenë dhe shërbimin fetar që të falen njerëz sipas dëshirës, etj”. Vasil Dhimitri akuzohej se “në bashkëpunim” me dy personat e tjerë që nuk i njihte kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Tre të akuzuarit u dërguan në gjykatë. Ndër të tjera prokurori i procesit deklaronte: “Këto të drejta mund të sigurohen vetëm në një rend politik që mbron interesat e masave punonjëse, që nuk njeh shfrytëzim të njeriut nga njeriu, që njeriu i thjeshtë i klasës gëzon personalitetin e tij në gjithë fushat, ku udhëheq deri në instancat më të larta njeriu i thjeshtë, njeriu i nderuar i punës. Këto të drejta, e punës, e arsimit, e strehimit, e shërbimit shëndetësor falas, paprekshmërinë e jetës dhe personit, janë siguruar dhe realizuar në jetën e përditshme. Te ne nuk ka papunësi në kuptim të mirëfilltë të fjalës, nuk ka ankthe për të jetuar, nuk ka pasiguri se te rendi dhe opinioni ynë shoqëror që i krijon dhe siguron një jetë të pastër dhe të shëndetshme, ku jeta mesatare e njeriut është mbi 70 vjeç, nga më të lartat në Europë, ku lindshmëria është nga më të lartat, ku mortaliteti është mjaft i ulët. Shoqëria jonë është e pastër nga ato plagë të pashërueshme të shoqërisë borgjeze, si kriza ekonomike, pasiguria, ankthi për të jetuar, degjenerimi moral në gjithë aspektet e tij, droga, shoqëritë mafioze, degjenerimi i rinisë në gjithë aspektet…”.

Me vendimin nr.285, datë 21.6.1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:

-Vasil Qirjako Dhimitri, lindur më 1954 në Tiranë, mekanik remonti, 2 vjet burgim.

-Zeqir Isuf Gollbani, lindur më 1955 në Tiranë, mekanik, i papunë, 1 vit burgim

-Faruk Ymer Pica, lindur më 1958 në Tiranë, elektricist pranë uzinës “Dajti”, 9 muaj burgim.

U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 30.7.1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë./55news/

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Kupa e Italisë/Napoli përballë Milanit, Ancelotti merr vendimin për Hysajn

Kupa e Italisë/Napoli përballë Milanit, Ancelotti merr vendimin për Hysajn

Foto/ Ja 26 personalitet e famshme, krenari e Shqipërisë

Shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë do të kthehet në muze

Messi apo Maradona? Ferguson i vë kapak historisë, ja kush është më i miri

Messi apo Maradona? Ferguson i vë kapak historisë, ja kush është më i miri







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com