Shoferët e automjeteve zakonisht preferojnë të zgjedhin një rrugë të shkurtër edhe pse mund të jenë kundër rregullave të qarkullimit. Situata të pakëndshme krijohen kur përballen me një automjet tjetër dhe lindin debate mes shoferëve.
Një situatë e tillë është filmuar në Rusi, ku një djalë i ri është futur me makinën e tij kundravajtje dhe është përballur me një makinë tjetër. Një femër ishte në timon te makina përballë dhe nuk ka pranuar që të hapë rrugë, por e ka detyruar të riun që të kthehet mbrapsht.
Pavarësisht të bërtiturave pafund dhe thirrjeve të djalit për të hapur rrugën në hapësirën e parkingut që ndodhej aty pranë, vajza nuk ka pranuar dhe e ka detyruar që të kthehet deri në fund të rrugë. Një shembull mjaft i mirë për të mos thyer rregullat e qarkullimit automobilistik.