Fernando Alonso tashmë i ka dhënë lamtumirën Botërorit të Formula 1, por nuk është ndarë nga garat. Ai ka shkruar një tjetër faqe të historisë së garave automobilistike, pasi piloti spanjoll ka arritur të fitojë garën e 24 Orë të Daytonës. Një garë ku reshjet e shiut ishin një faktor i rëndësishëm që ndikoi shumë në këtë garë.
Alonso në këto kushte arriti të bëjë diferencën në pistë ku vendimtar rezultoi parakalimi ndaj Nasr, përpara se komisarët e garës të valvisnin flamurin e kuq për mbylljen e garës 2 orë përpara kohe.
Alonso e arriti këtë fitore edhe falë kontributit të shokëve të tij të skuadrës Kobayashi, Taylor dhe Van der Zande.
Për Fernando Alonson, suksesi në Daytona është i dyti në karrierën e tij në kompeticionet jashtë Formula 1, pas atij të arritur disa muaj më parë në garën e 24 Orë të Le Mansit.
Spanjolli e nisi garën e së dielës në tokën amerikane nga vendi i gjashtë, por në fund arriti të fitojë i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e njëpasnjëshme të makinës së sigurisë në pistë dhe flamurit të kuq që u valëvit 2 herë për kushtet aspak optimale të motit në të cilat u zhvillua evenimenti.