Moderatorja Fatma Methasani ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Why Not”. Me shaka, ajo ka rrëfyer para Roza Latit se kush e ka veshur dhe zhveshur gjatë daljeve të saj në ekran.
Po kështu, ajo nuk nguroi që të tregonte edhe për pasionin që kishte ndaj atleteve conversa që e tregojnë mjaft të thjeshtë, modeste dhe vetvetja.
“Kam shumë conversa, i pëlqej shumë dhe i kam patur që në fillimet e mia në ekran, sigurisht nën ndikimin e stilistit Niko Komani. Praktikisht duhet të them që është mashkulli i parë që më ka veshur, dhe më ka zhveshur”, rrëfeu Methasani, dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura.