100 forca policore janë bërë bashkë në një operacion për shkatërrimin e një bande droge, ndërsa kanë bërë të mundur arrestimin e 13 trafikantëve.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një organizatë të trafikut të drogës tuniziano-shqiptare, e cila është shkatërruar në Itali. Karabinierët kanë vënë në pranga 13 persona, gjatë operacionit të zhvilluar mes Venezias dhe Padovas.
Hetimet për këtë organizatë të trafikut të drogës kanë filluar që në maj të 2007, si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës, raporton tgcom. Për kapjen e këtyre shtetasve është dashur ndërhyrja e rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qentë antidrogë.