Prej ditësh ishte bërë e ditur se Interi kishte nisur interesimin për Elseid Hysajn. Ky i fundit nuk po e gjen rrugën e marrëveshjes me Chelsean, pasi anglezët ofrojnë pak për kartonin e shqiptarit, ndërsa kanë paraqitur edhe idenë e huazimit.
Në të dyja rastet, presidenti De Laurentis është kundër një negociate të tillë, pasi kërkon me patjetër shitjen e shkodranit, për të përfituar mirë nga ana financiare. Tashmë janë zikaltërit ata që përfitojnë terren me Hysajn.
Media të ndryshme italiane dhe prestigjioze, shprehen se futbollisti shqiptar do të transferohet te Interi gjatë merkatos së verës. Arritja e marrëveshjes mund të bëhet që në këtë moment, për ta mbyllur çështjen e të pritet vetëm fundi i sezonit, për kalimin përfundimtar.
Inter ka marrë në huazim edhe mbrojtësin portugezin Cedric Soares, i cili do të përdoret nga zikaltërit deri në fund të sezonit dhe më pas do ta zëvendësojë shqiptari.