Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

ANALIZA/ Marrëveshja e Prespës, detajet që duan ende përgjigje

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
ANALIZA/ Marrëveshja e Prespës, detajet që duan ende përgjigje

Edhe parlamenti në Athinë ka aprovuar kompromisin për çështjen e emrit të Maqedonisë fqinjë. A u zgjidh kjo çështje përfundimisht? Jo, ka ende shumë për të bërë, thotë Jannis Papadimitriou.

Le ta themi që në fillim: Zgjidhja me kompromis për grindjen që dukej e përjetshme për emrin “Maqedoni” është e vonuar. Ka 25 vjet që palët thonë se ata duan ta arrijnë këtë dhe janë në gjendje ta arrijnë. Dhe kur vinte puna deri aty, ktheheshin mbrapsht. Me argumentin, se ata duan të arrijnë tek një kompromis, por jo tek ai që ofrohej në moment në tavolinën e bisedimeve.

Me durim të madh, i dërguari i posaçëm amerikan Matthew Nimitz, është munduar që në fillim të viteve nëntëdhjetë të ndërmjetësojë në këtë konflikt. Por sot kamerat janë drejtuar nga aktorët kryesorë, nga kryeministri i majtë i Greqisë, Alexis Tsipras dhe kolegu maqedonas Zoran Zaev. Por në Athinë dëgjohet të flitet me pëshpërimë, se kompromisi historik për Maqedoninë ka edhe firmën e Nimetz-it.

Griechenland Debatte zu Nord Mazedonien Protest vor dem Parlament (picture-alliance/AP Photo/M. Varaklas)Para parlamentit grek protestohet kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Duhen kapërcyer ende shumë pengesa

Mbas bisedimeve është njësoj si para bisedimeve. Tsipras dhe Zaev e kanë kryer pjesën më të madhe të punës që duhet bërë dhe e vunë në jetë në Shkup dhe Athinë marrëveshjen, megjithë kundërshtimet nga radhët e veta. Por djalli është ende në shishe. Shumë pyetje janë ende pa përgjigje të qarta. A do të përdoret emri “Maqedoni e Veriut” vërtet në jetën e përditshme? A ka kryeministri Zaev ndonjë përgjigje për politikën bllokuese që i bën në Shkup presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov? A do qëndrojë ende në post kryeminisstri grek Tripras? Kush do lejohet në të ardhmen të blejë verë maqedonase dhe si do të mbrohen të drejtat e markave përkatëse? Për gjithë këto pyetje duhet të gjenden përgjigje bindëse, sa më shpejt aq më mirë.

Griechenland Debatte im Parlament zu Nord Mazedonien Mitsotakis (Reuters/A. Konstantinidis)Kyriakos Mitsotakis, kryetar i Nea Demokratia

Në Greqi është krijuar ndërkohë rezistenca kundër gjoja “shitjes” së Maqedonisë greke. Dhjetëra mijëra vetë dalin në rrugë, megjithëse duhet thënë se në fillim të viteve nëntëdhjetë kanë qenë qindra mijëra që dilnin të protestonin. Simpatizantë të grupit ekstremist të djathtë “Agimi i artë” deklaruan në mediat sociale se partia e tyre, është forca e dytë në vend. Por ky pretendim i tyre nuk vërtetohet nga sondazhet aktuale.

Pyetja vendimtare mbetet, nëse ndonjë ndryshim i mundshëm qeverie në Athinë do e vinte sërish në pikëpyetje marrëveshjen me Maqedoninë. Aktualisht nuk duket të jetë kështu. Në të gjitha sondazhet që janë zhvilluar udhëheqësi i opozitës konservatore Kyriakos Mitsotakis ka siguruar idhtarët e tij se “do të bëjë të pamundurën për të penguar kalimin e marrëveshjes në parlament”. Por nuk ka thënë asnjëherë, se nëse bëhet kryeministër do e kthejë sërish mbrapsht marrëveshjen.

Griechenland Proteste in Athen (Reuters/A. Avramidis)Protesta në Athinë

Rend i ri i sistemit politik në Greqi

Ekziston mundësia që Hellas, të përjetojë një etapë të re të melodramës politike, në të cilën kryetari i qeverisë i respekton marrëveshjet ndërkombëtare, që ka sharë kur ka qenë në opozitë. Kjo pati ndodhur katër vjet më parë, kur në janar 2015 Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare me premtimin se do i japë fund diktatit për të bërë kursime të kreditorëve ndërkombëtarë. Por në fakt e kundërta ndodhi.

Jannis Papadimitriou für App PROVISORISCH

Jannis Papadimitriou

Sidoqoftë Tsipras mund t’i referohet rizgjedhjes së tij më 2015, për të thënë që zgjedhësit i dhanë besimin për kthesën që bëri duke u kthyer në realitet. Tani, Tsipras nuk do që të shfrytëzojë për synime të politikës së brendshme marrëveshjen me Maqedoninë: Parlamentarët e ashtuquajtur progresivë, nga të gjitha partitë, qoftë e Majta e moderuar, socialdemokratët apo liberalët, duan që të forcojnë radhët e SYRIZA-s, për të ndaluar nacionalistët dhe parrullat e vjetëruara. Fillimisht në zbatimin në Maqedoni të marrëveshjes me Maqedoninë. Dhe pastaj për zgjedhjet europiane në maj. DW

TË LIDHURA

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.
Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

17:13 | 25/02/2026
Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim
Aktualitet

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

16:49 | 25/02/2026
Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

16:33 | 25/02/2026
Next Post
Bënin kërdinë në Kavajë, kapen autorët e 13 grabitjeve

Bënin kërdinë në Kavajë, kapen autorët e 13 grabitjeve

Balluku e Klosi dëgjesë në kanionin e Holtës, qytetarët: Të anulohet ndërtimi i HEC-it

Balluku e Klosi dëgjesë në kanionin e Holtës, qytetarët: Të anulohet ndërtimi i HEC-it

Punime në autostradë, si do të devijohet kalimi në Durrës-Tiranë

Punime në autostradë, si do të devijohet kalimi në Durrës-Tiranë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.
Aktualitet

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

by mirseda
17:13 | 25/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra...

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

Bllokohet rruga Librazhd–Prrenjas, shkollat dhe qendrat shëndetësore mbeten pa shërbim

16:49 | 25/02/2026
Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

Partia e Lirisë ngre shqetësime në misionin e PPE, Tedi Blushi: Situata alarmante

16:35 | 25/02/2026
Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

Aksident në Lezhë, kamioni përplas për vdekje 59-vjeçarin

16:33 | 25/02/2026
Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

Dy kamionë bllokojnë aksin Moglicë–Gramsh

16:31 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com