Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

BE është një aleancë, dhe jo një bashkim vlerash

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
BE është një aleancë, dhe jo një bashkim vlerash

Nga Gideon Rachman “Financial Times”/ Gjatë gjithë procesit të Brexit, Britania është përpjekur të përçajë 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së. Por ka dështuar. Për habinë e autoriteteve në Londër (dhe ndoshta edhe vetë Brukselit), Bashkimi Evropian e ka nderuar emrin që mban – duke qëndruar i bashkuar.

Ky shfaqje e unitetit mbi Brexit, nuk është një aksident apo një rastësi. Përkundrazi, ajo thotë diçka të rëndësishme, përse projekti evropian është shumë më elastik, sesa e mendojnë kritikët e tij. 27 vendet e vogla dhe të mesme që përbëjnë BE-në, kanë një interes të fuqishëm të përbashkët për të mbrojtur tregun e përbashkët evropian.

Ky imperativ strategjik, vetëm sa do të bëhet më i theksuar në një botë të formësuar nga dy superfuqitë – SHBA-ja dhe Kina. Si Uashingtoni dhe Pekini, po përdorin gjithnjë e më shumë tregtinë dhe investimet si armë politike. Si vende individuale, BE27 e dinë se ato mund të joshen nga superfuqitë.

Por, si tregu më i madh ndërkufitar në botë, BE-ja e di se ka një peshë të krahasueshme me Kinën dhe Amerikën, dhe mund të ketë sërish ndikimin e vet. Nëse Amerika vendos tarifa shtesë mbi makinat për prodhuesit evropianë gjatë muajve që do të vijnë, BE-ja mund të kundërpërgjigjet me masa që imponojnë kosto gati të njëjta edhe për SHBA-në.

Bashkimi Evropian po ndërmerr gjithashtu një veprim të unifikuar, kundër transferimit teknologjik të imponuar nga Kina. Dhe ajo i është përgjigjur aneksimit të Krimesë nga Rusia, duke imponuar sanksione që përfshijnë të gjithë tregun e BE-së.

S’ka dyshim se ekzistojnë ndarje të thella brenda BE-së. Polonia është paditur nga Komisioni Evropian për largimin nga parimet demokratike. Italianët dhe francezët, po luftojnë kundër buxheteve dhe kufijve. Hungarezët dhe gjermanët, janë të shqetësuar për refugjatët. Greqia gati u dëbua nga eurozona.

Por ndarjet e brendshme që përçajnë BE27, janë më pak të fuqishme nga presionet e jashtme, që i bëjnë bashkë vendet e unionit. Kjo argument nganjëherë harrohet, madje edhe në Bruksel, sepse BE-së i pëlqen të quhet një bashkim “vlerash”. Megjithatë, ideja që udhëheqësit e BE-së janë të bashkuar nga vlerat e përbashkëta, është gjithnjë e më e vështirë për t’u mbrojtur.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe zv/kryeministri i Italisë, Mateo Salvini, kanë shumë më tepër të përbashkëta me Donald Trumpin në SHBA (ose edhe Vladimir Putinin në Rusi) sesa me Emanuel Makronin ose Angela Merkelin, udhëqësit francezë dhe gjermanë.

Qeveritë italiane, hungareze dhe polake, e dashurojnë retorikën anti-Bruksel, të favorizuar nga euroskeptikët në Britani. Por kjo nuk do të thotë se ata do të shkëputen nga linja e Brukselit në negociatat e Brexit. Ata e kuptojnë se interesat e tyre ekonomike dhe strategjike, shërbehen shumë më mirë duke u mbështetur tek BE27.

Në këtë kuptim, Bashkimi Evropian duket gjithnjë e më shumë si një aleancë e ndërtuar mbi interesat e përbashkëta, sesa një bashkim vlerash. Biseda mbi aleancat, ka tendencë të shkaktojë shqetësime në Bruksel, pasi evokon kohërat e luftërave në Evropë.

Por në shekullin XXI-të, vendet evropiane kanë një interes të qartë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, më shumë sesa kundër njëri-tjetrit, si në të kaluarën. Mendimi për BE-në si një aleancë, sqaron gjithashtu një tjetër çështje të ngatërruar – diskutimet e lirshme mbi një “ushtri evropiane”.

Formimi i një ushtrie të tillë nuk ka të ngjarë të ndodhë, pasi BE-ja nuk është një shtet unitar. Por një aleancë e ngushtë ushtarake, ndoshta me një klauzolë të mbrojtjes së ndërsjellë, duket diçka e realizueshme. Deri në ardhjen e administratës Trump, të folurit mbi një aleancë ushtarake të BE-së, do të dukej si e tepërt ose e rrezikshme – pasi ajo mund të nënvleftësonte NATO-n. Por vënia në pikëpyetje nga zoti Trump i anëtarësimit të SHBA-së në NATO, e bën të kujdesshme vetëm për evropianët të mendojnë më shumë për të garantuar vetë sigurinë e tyre.

BE ka ende një rrugë të gjatë për t’u bërë një superfuqi ushtarake, dhe ndoshta mund të mos bëhet kurrë një e tillë. Por ajo është tashmë një lojtare globale në tregtinë botërore, dhe rregullimin e biznesit. Dhe kjo është diçka e rëndësishme, pasi në epokën bërthamore, superfuqitë kanë më shumë gjasa të luftojnë kundër njëra-tjetrës me mjete ekonomike dhe jo ushtarake.

Komisioni Evropian, është vënë tashmë në ballë të sfidimit të fuqisë monopol të kompanive të mëdha Silicon Valley si Apple, Amazon, Facebook dhe Google. Dhe tani po shqyrton mënyra të reja për policimin e ndërmarrjeve kineze që veprojnë në Evropë. Megjithatë, Kina, në veçanti, është eksperte në prishjen e unitetit të një aleance, duke ofruar nxitje për hallkat më të dobëta të unionit.

Kjo strategji është shfaqur në Nismën e Brezit dhe Rrugës së Pekinit, e cila duket se do të ofrojë projekte veçanërisht joshëse për shtetet e vogla të BE-së në Evropën Lindore. Ato pastaj mund të binden të votojnë kundër politikës së BE-së, që është duke u bërë gjithnjë më e ashpër ndaj Kinës.

Por BE-ja do t’i mbijetojë ndarjes rastësore mbi politikën ndaj Kinës apo SHBA-së. Fakt është se paketa e përfitimeve që ofron BE, nuk mund të përsëritet kurrë nga SHBA apo Kina. Tregu i përbashkët evropian ofron afërsinë, madhësinë, sigurinë ligjore, lirinë e lëvizjes së njerëzve, dhe një votim mbi ligjet dhe rregulloret e reja.

Kjo është arsyeja se përse vendet si Polonia dhe Hungaria – që kanë qejf të ankohen për Brukselin – nuk kanë shumë gjasa të rrezikojnë të largohen nga Bashkimi Evropian. Ka disa njerëz në Varshavë, që parashikojnë se Polonia do të dalë nga BE-ja, në momentin kur do të ndërpriten pagesat bujare të BE-së ndaj vendit. Por realiteti është se edhe kontribuesit neto të buxhetit të BE-së, humbasin shumë nëse largohen. Mjafton të pyesni Britaninë./ Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër
Aktualitet

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Next Post
U dënua në Spanjë, Ronaldo rrezikon të humbë ‘nderin’ në Portugali

U dënua në Spanjë, Ronaldo rrezikon të humbë ‘nderin’ në Portugali

‘Vajza e Artë e Kosovës’, Kelmendi shpallet kampione për 35 sekonda

‘Vajza e Artë e Kosovës’, Kelmendi shpallet kampione për 35 sekonda

Topalli flet hapur: Lulzim Basha nuk e rrëzon kurrë Edi Ramën

Topalli flet hapur: Lulzim Basha nuk e rrëzon kurrë Edi Ramën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com