Romela Begaj u shpall kampione bote në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Por analizat e bëra pasi iu dorëzua titulli rezultuan se ajo kishte përdorur doping.
Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënua me 8 vite pezullim Begajn, pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.
Triumfi i Romela Begajt ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi, por që tashmë është hedhur poshtë.