Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Miti që po thyhet në universitete

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Miti që po thyhet në universitete

Nga Andi Bushati

Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse për herë të parë me qindra punonjës që paguhen nga buxheti i shtetit, jeta e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër varet nga zyrtarët e kontrolluar nga qeveria, nga lakejtë e pushtetit, nga shefat e vendosur politikisht, kanë marrë guximin të dalin hapur dhe të sfidojnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme një qeveri shurdhe dhe autoritare.

Ata po thyejnë përditë e më shumë mitin rrogëtarit kokulur, servil dhe që shikon punën e tij, të instaluar prej vitesh.

Fjala është për ata pedagogë që prej fillimit të këtij janari, jo vetëm i janë bashkuar kërkesave të studentëve, por kanë shkuar edhe më larg. I kanë kërkuar qeverisë Rama heqjen e vargonjve të pushtetit të parasë dhe autonomisë së cunguar që prodhon Ligji i shumë debatuar i Arsimit të Lartë.

Dhe e kanë bërë këtë në mënyrën më fisnike të mundshme: duke iu kundërvënë rektorëve dhe dekanëve të politizuar, që vazhdonin me thirrje për të rifilluar mësimin, duke mbledhur forumet më demokratike të mundshme, asambletë e fakulteteve, ku për vendimet e mara janë shprehur me votën e tyre të lirë të tërë pedagogët.

Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur hap pas hapi, kronika është e thjeshtë.

Në 15 janar gjithçka filloi në fakultetin e shkencave sociale, ku 75 pedagogët votuan për përkrahjen e kërkesave të studentëve, rrëzimin e reformës në arsim, tërheqjen e VKM-ve të qeverisë Rama të dala nën urgjencë dhe ankth, në fund të dhjetorit.

Ata nuk u mjaftuan me kaq. Në sallat e leksioneve që i shndërruan në aula debati, diskutimi apo projektimi dokumentarësh, ku mësimdhënës dhe mësimnxënës diskutonin së bashku, jo vetëm si bëhej më i mirë universiteti, por edhe krejt shoqëria, ata i drejtuan thirrje edhe fakulteteve të tjera për solidarizim.

Të hënën e kësaj jave, në një formë pak më të ndryshme, eksperiencën e përsëritën pedagogët e filologjikut. Ata organizuan një grevë një ditore që mbështetej tek po të njëjtat kërkesa.

Historia vazhdoi me votimin e asamblesë të të gjithë trupës mësimore të Gjeologji- Minierave dhe tani së fundi me atë të Shkencave të Natyrës.

Thelbi i gjithë këtyre lëvizjeve është solidariteti me studentët, rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë për të cilin kryeministri ka qenë kategorik, se nuk ndryshon, si dhe tërheqja e VKM-ve të qeverisë që në vend t’a çlirojnë e ndrydhin edhe më shumë autonominë universitare.

Por mbi të gjitha ato kanë rëndësi për diçka tjetër.

Pavarësisht se u ngjizën si reagim ndaj dhunës policore që u ushtrua ndaj studentëve këtë fillim viti, pavarësisht se u mbarsën nga përpjekja maoiste e Edi Ramës për tu rreshtuar në krahë të “ngelsave”, për të linçuar mësimdhënësit e tyre, pavarësisht se u frymëzuan nga arroganca e një qeverie që jo vetëm nuk dëgjon, por edhe urdhëron duke nxjerrë fermane, ato kanë një peshë historike.

Sepse ato do të mbahen mend si filizat e para, si aktet kurajoze që po tentojnë ti japin fund dorëzimit të pjesës më të iluminuar të shoqërisë përpara pushtetit, indiferencës për të reaguar ndaj të fuqishmëve që marrin vendime në emër të të gjithëve, frikës së përballjes me ata që kanë në dorë shumë më tepër sesa pagat mujore.

Prandaj, ajo që po ndodh në universitetet kryesore të vendit, ku nën shembullin më të mirë të studentëve të tyre edhe pedagogët janë vetë organizuar, kanë mbledhur asambletë, kanë ushtruar demokracinë, duke votuar lirisht, është një ngjarje që duhet mbajtur shënim.

Pikërisht, në momentin kur shumëkush ka në majë të gjuhës togfjalëshat: “në këtë vend nuk ndodh më asgjë”, “këtu ka vdekur çdo fibër dinjiteti dhe rezistence” me qindra pedagogë, për nderin e tyre, po dëshmojnë të kundërtën. Ata janë sot shembulli më i mirë i kësaj shoqërie./Lapsi.al

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Zhduken në mënyrë misterioze dy adoleshente shqiptare në Angli, ja emrat

Zhduken në mënyrë misterioze dy adoleshente shqiptare në Angli, ja emrat

Sot dhe nesër merrni çadrat me vete

Sot dhe nesër merrni çadrat me vete

Miku i Putinit, ish-presidenti i Ukrainës shpallet fajtor për tradhti

Miku i Putinit, ish-presidenti i Ukrainës shpallet fajtor për tradhti

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com