Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Taksa për Serbinë/ Ngjela: Haradinaj e ka kapur demin nga brirët

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar në një postim marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe si po ndikon taksa e vendosur për mallrat serbe.

Ngjela shkruan se ky veprim (vendosja e taksës) tregon se kryeministri Haradinaj nuk është i shitur.

“Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Serbisë”, shkruan Ngjela ndër të tjera.

REAGIMI I NGJELËS

Politika shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri aktualisht kuptohet se është në lidhje të drejtpërdrejtë.

l.

Taksa 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë është akti i parë historik që një qeveri shqiptare tregon se është me shqiptarët dhe për shqiptarët.

E shihni sesi ecën e fort historia e shqiptarëve kur një kryeministër nuk është i shitur te fqinjët pushtues?

Rasti i Ramush Haradinajt e tregoi më në fund këtë.

Forcë; karakter dhe atdhedashuri: kjo është përmbajtja morale e kryeministrit të Kosovës.

Një shoqëri apo një popull kurrë nuk e arrin dot mirëqenien dhe prosperitetin e tij nëse drejtohet nga qeveri të korruptuara që shesin interesin kombëtar.

Prandaj, taksa 100 përqind, vendosur Serbisë, është hapi i parë që po hyn pozitivisht në historinë e re të Shqipërisë. Ky akt po e çon drejt degradimit ekonomik Serbinë. Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Sërbisë.

ll.

Ushtria e Kosovës është hapi i dytë i madh, dhe duhet menduar se ky është një proces i cili do të sjellë forcën e Arbërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Ajo është krijuar me orientim amerikan të drejtëpërdrejtë, dhe është e lidhur politikisht me bazën amerikane që po ngrihet në Kuçovë. Kjo të jep të kuptuar se politika amerikane kërkon një Arbëri ballkanike të konturuar mirë ushtarakisht. Por pikërisht kjo ka trembur njëherësh korrupsionin kryeministror në Tiranë dhe politikën në Beograd e në Athinë.

Prandaj kuptohet se hapi i tretë do të jetë në Shqipëri. Ky është eliminimi i katër krerëve politikë në Tiranë, të katër të korruptuar dhe kundër interesit të Shqipërisë: këta janë Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Njërëz të tjetërsuar, njëlloj si Enver Hoxha, që, për interesin e pushtetit të tyre personal, edhe këta si ai, po duan spostimin e Shqipërisë në Lindje.

Të katër janë lëshuar sa në Moskë, në Athinë e në Beograd, por më i degraduari duket se është Edi Rama që shkon te Erdogani në Turqi për t’i shpëtuar politikës amerikane antikorrupsion në Shqipëri. Është i lehtë nga arsyeja politike. Në vënd të ketë vetëkorektim për të shpëtuar diçka në fatin që e pret, lodhet kot kur mendon të shpëtojë kokën nga ndëshkimi, duke shkuar me çitjane në Stamboll. Një gjë sa qesharake aq dhe e rëndë për një kryeministër.

lll.

Këta sot mund të quhen të katër të sëmurët e fundit në vargun historik që ka drejtuar Shqipërinë. Të katër ama, kuptohet se as që e kanë ditur qoftë dhe për një sekondë çfarë duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm kanë sunduar mbi varfërinë shqiptare të imponuar prej tyre. Ky është realiteti.

Historia e Shqipërisë është e trishtë: Kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë që nga viti 1924 kanë qenë të shitur te fqinjët pushtues. Iu kanë dhënë territore fqinjëve, dhe, në periudhën 1925-1948 me urdhër dhe ndihmë të Beogradit kanë vrarë patriotizmin e ditur shqiptar dhe krerët e mëdhenj patriotë të kishës katolike shqiptare. Gjithçka kanë bërë dhe asgjë nuk kanë fituar personalisht, por Shqipërinë e kanë çuar disa herë deri në zgrip të shpërbërjes së saj.

Por tani, që në Ballkan janë dy shtete shqiptarë, doli në skenë një politikë e re në Kosovë e cila pritet të sjellë rivendosjen e dinjitetit shqiptar në Ballkan dhe në Europë. Nëpërkëmbja e shqiptarëve ka qenë gjithmonë një propagandë serbo-greke kundër dinjitetit dhe vlerave shqiptare.

Por, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë e kanë lejuar këtë me kast. Shumica kanë bërtitur për orientin dhe islamin radikal me urdhër të Beogradit. Por asgjë nuk kanë arritur, veç shkatërrimit të tyre. I pari e pësoi Esat Toptani; i dyti Ahmet Zogu; i treti Enver Hoxha me urrejtje popullore; tani radha vjen te katër të fundit, që nuk po iu zë vendi vend e po vërtiten bashkë në jerm për të ndaluar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por e kanë të kotë.

Këta, të katërt bashkë, në 25 vjet e rropatën shoqërinë shqiptare dhe e zhvatën në mënyrë të paturpshme me korrupsionin më të madh dhe më kriminal që është njohur. Kur të dëgjojnë akuzën kundrejt tyre, Shqiptarët do ta kuptojnë qartë që varfëria e sotme shqiptare është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar.

TË LIDHURA

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg
Bota

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

19:51 | 09/04/2026
Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit
Bota

Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

19:41 | 09/04/2026
Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

19:04 | 09/04/2026
Next Post
U arratis nga burgu, kapet shqiptari në tragetin e Barit

U arratis nga burgu, kapet shqiptari në tragetin e Barit

Avionët e NATO-s dhurojnë spektakël në Tiranë (foto)

Avionët e NATO-s dhurojnë spektakël në Tiranë (foto)

Vetingu për Donika Prelën, Çlirim Gjata: Shkeli ligjin, të largohet vetë

Vetingu për Donika Prelën, Çlirim Gjata: Shkeli ligjin, të largohet vetë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg
Bota

Vodhi vezën Fabergé dhe orën luksoze në Soho, hajduti dënohet me mbi 2 vjet burg

by mirseda
19:51 | 09/04/2026
0

Një hajdut 29-vjeçar u dënua me dy vjet e tre muaj burg pasi vodhi një çantë dore...

Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi i hyrje-daljes në 29 vendet e Shengenit

19:41 | 09/04/2026
Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

Trump sulmon sërish NATO-n: Nuk e kuptojnë situatën nëse nuk iu ushtrohet presion

19:04 | 09/04/2026
Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

Netanyahu konfirmon negociata direkte me Libanin: Fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe paqja

18:41 | 09/04/2026
“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

“Lufta dëmtoi Turqinë e Dubain”/ Edi Rama: Turistët do t’i marrim ne, vijojnë projektet në bregdet

18:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com