Një burrë nga Polonia ka sulmuar tre policë në mes të ditës në qytetin holandez Waalwijk jo larg Roterdamit, kurse kalimtarët e rastit kanë filmuar me telefona incidentin.
Burri ishte shumë agresiv, dhe dyshohet se ishte nën ndikim të lëndëve narkotike. Ai për asnjë moment nuk hezitoi t’i sulmojë policët që mbroheshin me shkop gome dhe sprej për sytë, policët madje në një moment kanë shtënë tri herë në ajër për ta paralajmëruar. Megjithatë, ai nuk u zmbraps.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai filloi t’i dëmtojë veturat që ishin të parkuara përreth tij, madje kërceu mbi njërën dhe një tjetër u mundua ta vjedh edhe pse brenda kishte disa persona, transmeton tg.
Por, pas një beteje të ashpër, polaku është arrestuar, por një polic ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve trupore që ka marrë nga polaku.