Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ludizmi, revolta kundër makinerive në Angli, si simbol i luftës kundër të resë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ludizmi, revolta kundër makinerive në Angli, si simbol i luftës kundër të resë

Ka shumë gjasa që Ned Ludi të ketë qenë një figurë mitike, por edhe historia folklorike e “gjeneralit Lud”, që jetonte në Pyllin e Sherudit, mund të ketë frymëzuar një nga kryengritjet më të apasionuara dhe trazuese në Britaninë e Madhe të shekullit XIX-të.

Historia e Ned Ludit, u shfaq për herë të parë në gazetën “The Nottingham Revieë” më 20 dhjetor 1811. Në atë histori, Ned Lud përshkruhet si një endës nga Enstej (pranë Leiçesterit, Angli). Në vitin 1779, pasi u rrah për shkak se nuk kishte punuar mjaftueshëm, disa dëshmitarë thanë se ai u tall edhe nga fëmijët e zonës, dhe në zemërim e sipër iu turr dhe dëmtoi 2 tezgjahë në një manifakturë.

Ndërsa kjo histori është kryesisht imagjinare, ajo është cituar që nga ajo kohë si një frymëzim për atë që pasoi shumë shpejt: Lëvizja Ludite. Lëvizja filloi zyrtarisht më 11 mars 1811, në Arnold pranë Notinghemit. Në fillim, “Luditët” ishin një grup i vogël endësish artizanalë të apasionuar, punëtorë të tekstilit dhe punëtorë të tjerë.

Ata ishin të zhgënjyer dhe të zemëruar, nga fakti që po zëvendësoheshin me makineritë industriale. Ata do të takoheshin në grupe të vogla në rrethinat e Notinghemit. Atje ata planifikonin sulme natën të makinerive industriale. Ata nisën të përdornin maska në fytyrë, duke mësyrë nëpër qytete të ndryshme, për të kryer sulmet e tyre.

U deshën vetëm 2 vite që lëvizja të përshkallëzohej me shpejtësi, dhe të trondiste të gjithë Anglinë, me grupet Ludite që u bënë bashkë në Uest Riding në Jorkshajër në vitin 1813. Pjesëtarët e kësaj lëvizje dogjën mullinj. Ata sabotuan dhe shkatërruan makineritë e fabrikave. Punëtorët e tekstileve, shkatërruan pajisjet industriale, dhe madje filluan të sulmonin ata që i zotëronin dhe punonin me ato.

Në një moment pati një incident të një grupimi të vogël Luditësh, të udhëhequr nga Xhorxh Melor. Ata planifikuan t’i zënë pritë dhe vrasin Uilliam Horsfoll, një prodhues leshi dhe tekstili nga Otiuells Mill në Marsden, Jorkshajëri Perëndimor. Horsfoll kishtë një fabrikë tekstili, dhe ishte një kritik i hapur i lëvizjes Ludite.

Xhorxh Melori dhe grupi i tij, i zunë pritë Horsfollit natën pranë Mur Kroslend. Pasi Horsfoll bëri një vërejtje përbuzëse ndaj agresorëve të tij, Melor e qëlloi atë në ije. Horsfoll vdiq nga plaga, dhe Melor dhe shokët e tij Luditë u arrestuan. Parlamenti britanik, kishte miratuar tashmë ligjin për të luftuar atë që ata e quajtën Sabotazh Industrial.

Në vitin 1721, ata e kishin kriminalizuar ligjin e “Prishjes së Makinerive”, dhe ata kishin miratuar Aktin e Mbrojtjes së Tezgjahut në vitin 1788. Është e qartë, që lëvizja Ludite tregoi se dënimet për këto krime, nuk qenë mjaftueshëm të rënda.

Për ta zgjidhur këtë problem, parlamenti britanik miratoi një tjetër ligj në vitin 1812, që e konsideronte shkatërrimin e një makinerie industruale, një vepër të rëndë penale që dënohej me vdekje, me varje në litar. Prandaj në vitin 1813, kur qeveria britanike arrestoi Xhorxh Melor, ai dhe 60 Luditë u nxorën para gjyqit në Jork, ku u akuzuan për krime të ndryshme, në një përpjekje për të vazhduar rebelimin.

Megjithatë, shumë nga ata që u akuzuan ishin thjesht Luditë të vetë-shpallur, dhe nuk ishin reaisht të lidhur me lëvizjen. Për shkak të kësaj, 30 prej tyre u liruan për mungesë provash. Lëvizja Ludite humbi shumë vrull pas atij gjyqi.

Në vitin 1817, Jeremia Brandrieli udhëhoqi Rebelimin e Pentrish, ku disa qindra endës të çorapeve, punonjës të guroreve dhe hekurudhave, kryen atë që njihet në histori si aksioni i fundit i lëvizjes Ludite. Në 1861, parlamenti vazhdoi të godasë aktet e sabotazhit të makinerive, duke miratuar Aktin e Dëmtimit të Qëllimshëm.

Ndërkohë që lëvizja Ludite mund të tingëllonte si një konflikt i vogël, ushtria britanike dislokoi më shumë ushtarë në luftën kundër Luditëve, sesa në luftën e saj kundër Napoleon Bonapartit. Lëvizja Ludite është tashmë pjesë e historisë, por termi “Ludizëm” përdoret sot gjerësisht, për të përshkruar të gjithë kritikët e risive dhe novacioneve. /Bota.al

 

TË LIDHURA

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan
Bota

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Next Post
FOTO/ Rishfaqet Angelina Jolie për herë të parë pas lidhjes së Brad Pitt. Si duket aktorja

FOTO/ Rishfaqet Angelina Jolie për herë të parë pas lidhjes së Brad Pitt. Si duket aktorja

Shtyhet sërish gjyqi për Shullazin dhe bandën e tij

Shtyhet sërish gjyqi për Shullazin dhe bandën e tij

Incident gjatë homazheve, qytetari-Ramës: Je antishqiptar!

Incident gjatë homazheve, qytetari-Ramës: Je antishqiptar!

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë
Aktualitet

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

by mirseda
08:52 | 16/07/2025
0

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 17/1 në Durrës, ku rreth orës...

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025
Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

08:21 | 16/07/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

08:16 | 16/07/2025
Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com