Shtyhet sërish seanca e caktuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.
Mësohet se shkak është bërë kërkesa e avokatit të Blerim Shullazit, Bledar Meminaj, pasi kërkoi më shumë kohë që të njihej me dosjen.
Meminaj arsyetoi se i nevojitej më shumë kohë, pasi më herët avokat ka qenë Aldo Tabaku.
Një muaj më parë, Krimet e Rënda dhanë dënimin për bandën e Shullazit, ku u dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazi.
Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 9:30.