Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-agjenti i CIA-s i cili frymëzoi filmin fitues të çmimit Oskar “Argo”.
Agjenti që në kinematografi dhe letërsi u njoh me emrin Tony Mendez, vdiq të shtunën. Ai kishte vuajtur prej kohësh nga Parkinsoni.
Në CIA, agjenti Mendez dallohej si një maskues shumë i mirë, falsifikator dhe i angazhar në operacione shpëtimi.
“BBC” shkruan se ai është i njohur për shpëtimin e gjashtë diplomatëve amerikanë nga Irani gjatë krizës së pengjeve 1979-81.
Ben Affleck, i cili drejtoi filmin “Argo” dhe luajti si Z. Mendez, falenderoi Mendez për kontributin, duke e quajtur atë “një hero të vërtetë amerikan”.
“Ai ishte një njeri që me hirin, mirësjelljen, përulësinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme na dha shumë. Ai kurrë nuk kërkoi që të ishte në qendër të vëmendjes për veprimet e tij, ai thjesht kërkoi t’i shërbejë vendit të tij,” tha Affleck në një status në rrjetin social “Twitter”. TIRANA TODAY