Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deklaratë e studentëve protestues: Të largohet menjëherë dekani Dhori Kule!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Deklaratë e studentëve protestues: Të largohet menjëherë dekani Dhori Kule!

Studentët protestues të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kërkojnë dorëheqjen e dekanit Dhori Kule.

Në një njoftim të bërë të ditur për mediat studentët shprehen se, përveç plotësimit të 8 kërkesave kërkojnë dhe dorëheqjen e Dhori Kules.

“Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve”- shkruhet më tej në deklaratë.

Deklaratë për media

Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se: Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor. Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona.

Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë. Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam t’iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një takim student-pedagog në ambientet e universitetit, ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe prof. Mimoza Manxhari.

Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se ‘ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’. Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e misionit të protestës tonë.

Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu, por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individ të veçantë. Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen mekanizma që të vërtetojnë performancën e çdo pedagogu. Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.

Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje (dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges në fjalë e së bashku me militant të tjerë rreth vetes krijuan kaos dhe tension.

Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve. Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali vrullin e studentëve me pedagogët në krahë!

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në program, vajza nuk i vjen në studio

10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në program, vajza nuk i vjen në studio

Rama ‘trondit’ rrjetin me foton lakuriq, teksa Basha i bën selfie

Rama ‘trondit’ rrjetin me foton lakuriq, teksa Basha i bën selfie

Psikologia e njohur: Mos e përdorni më fjalën “turp” me fëmijët

Psikologia e njohur: Mos e përdorni më fjalën "turp" me fëmijët







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com