Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Abuzime, përdhunime dhe vrasje, guruja indian dënohet me burgim të përjetshëm

7 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha
Abuzime, përdhunime dhe vrasje, guruja indian dënohet me burgim të përjetshëm

Një udhëheqës i turpshëm i një sekti indian është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gazetari që denoncoi abuzimet seksuale të tij ndaj grave. Gurmeet Ram Rahim Singh u shpall fajtor për vrasjen e gazetarit të një gazete lokale, Ram Chander Chhatrapati, në vitin 2002.

51-vjeçari, i cili kryeson sektin ‘Dera Sacha Sauda’ me miliona ndjekës në mbarë botën, tashmë po vuan dënimin me 20 vjet burg për përdhunim. ‘Dënimi me burgim të përjetshëm për vrasje do të hyjë në fuqi menjëherë pasi të përfundojë ai 20 vjeçar me akuza për përdhunim,’ tha avokati i prokurorisë H.P.S Verma, për AFP.

Verma tha se tre personave të tjerë së bashku me gurunë iu dhanë gjithashtu burgim të përjetshëm nga gjykata. Ram Chander Chhatrapati u qëllua jashtë shtëpisë së tij pasi gazeta e tij lokale botoi një letër anonime që përshkroi abuzimin seksual nga Singh në selinë e tij luksoze në shtetin Punjab.

Tre ndihmës të ngushtë të Singhut gjithashtu u dënuan nga gjykata dhe u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetarit. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje për të katër të akuzuarit, përfshirë Singh.

51-vjeçari u akuzua në vitin 2017 për përdhunimin e dy prej dishepujve të tij, dhe u dënua me 20 vjet burg. Vendimi shkaktoi trazira të gjera, me dhjetëra mijëra pasues të tij nga disa vende të Indisë filluan protesta të dhunshme. Makina u dogjën dhe gati 40 nga të besuarit e tij u vranë në përleshjet me policinë në Haryana.

Për të shmangur një përsëritje të dhunës, autoritetet rritën sigurinë rreth gjykatës së Panchkula, kur u dorëzua vendimi. Singh mori dënimin e tij nëpërmjet lidhjes video në burg.

India u rendit vendi i pestë më vdekjeprurës për gazetarët në 2018, sipas Reporterëve pa Kufij. Gjashtë gazetarë u vranë në Indi vitin e kaluar. Gazetarët shpesh janë të shënjestruar nga interesa të fuqishëm, duke përfshirë politikanë dhe kriminelë.

India nuk është e huaj për skandalet që përfshijnë asketët popullorë që pretendojnë të kenë fuqitë mistike. Që nga viti 2015, Singh ka qenë në gjyq për akuzat e 400 klientëve të tij, të cilët pretendonin se atyre u premtonte fitime shpirtërore. Singh akuzohet gjithashtu në vrasjen e ish-menaxherit të tij, pasi ai kërcënoi të shfaqte skandalet e tij.

Alarmohen shërbimet inteligjente/Gjiknuri sjell në Tiranë gurunë indiane (Video)

Gurutë u bënë të famshëm në Shqipëri, pasi një prej tyre vizitoi ish-ministrin Damian Gjiknuri. Vizita e tij në Tiranë bëri shumë bujë.

Përshtati TIRANA TODAY, Burimi: Daily Mail

TË LIDHURA

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet
Aktualitet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

16:34 | 02/02/2026
Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK
Aktualitet

Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

16:17 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
Kryesore

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
Next Post
Video/Nga lemza tek hëna e plotë, bestytnitë e vjetra që sipas studiuesve janë të vërteta

Video/Nga lemza tek hëna e plotë, bestytnitë e vjetra që sipas studiuesve janë të vërteta

Video/Mars-Maj 1990: Kur serbët helmuan me gaz nervor gati 8 mijë të rinj kosovarë

Video/Mars-Maj 1990: Kur serbët helmuan me gaz nervor gati 8 mijë të rinj kosovarë

Chelsea ofron 5 milionë paund për futbollistin shqiptar

Chelsea ofron 5 milionë paund për futbollistin shqiptar







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet
Aktualitet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

by mirseda
16:34 | 02/02/2026
0

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet. Ministria e...

Debat në PD/ Kundërshti për bojkotin, vendimi në Kryesi

Debat në PD/ Kundërshti për bojkotin, vendimi në Kryesi

16:31 | 02/02/2026
Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK

16:17 | 02/02/2026
Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

13:48 | 02/02/2026
Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

12:54 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com