Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Protesta e opozitës? Dështim nëse nuk shkon në vetësakrifikim

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Protesta e opozitës? Dështim nëse nuk shkon në vetësakrifikim

Nga Andi Bushati/ Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Basha dhe Kryemadhi u shfaqën dje të irrituar pas daljes nga Kuvendi dhe trumbetuan marshimin pa kthim pas, sikur ky të kishte qenë fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe shkelja më e madhe e qeverisë mëkatare të Rilindjes.

Por, pavarësisht nga zemërimi i tyre grotesk, askush nuk e mohon se sot ka 1001 arsye për të dalë në rrugë kundër kësaj qeverie.

Sot mund të protestosh për rrëzimin e kryeministrit të të pasurve, që pasi u shpërndan atyre parà me letra fallco, u përgjysmon në fund edhe tatimin mbi dividendin.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm të prishë dyqind shtëpi dhe të devijojë Lanën, vetëm për t’i hapur fushë ndërtimi një klienti të tij trafikant.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që është i gatshëm t’i lërë studentët të ngujuar në auditorë, vetëm që mos pranojë se reforma e tij në arsim ishte një dështim.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, administratës të të cilit i ranë pantallonat në tokë përpara Klement Balilit.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit, që nuk u ngop me gazetarët vendas, por filloi të quajë edhe ata të VOA, kazan.

Sot mund të protestosh kundër kryeministrit që po i ofron shqiptarëve një kabinet me fytyra të pavotuara, njësoj sikur po përzgjedh bahçevanët e shtëpisë së tij në Surrel.

Por, sado të drejta të jenë arsyet e mësipërme dhe shumë e shumë të tjera që përligjin daljen në rrugë kundër Edi Ramës, në fund ato përmblidhen në një pyetje fatale: cili është qëllimi?

Sipas asaj që kumtuan Basha dhe Kryemadhi, ai është rrëzimi i kryeministrit nga froni.

Po a rrëzohet Rama me protesta paqësore?

A është e mundshme perspektiva që përsërit në mënyrë kompleksive kreu i PD-së, se ai “nuk do një pushtet që kapërcen mbi kufoma”, por një rotacion që vjen përmes votës?

A është e mundshme mposhtja me votë e kryeministrit të të pasurve, i cili tashmë kontrollon miliardat që ndan me oligarkët e vet, ka sofistikuar lidhjet me krimin, ka futur në dorë drejtësinë, shërbimin sekret dhe i fsheh të gjitha këto përmes kapjes të të gjithë pronarëve të mediave të mëdha ?

A është e mundur, përshembull, që dikush të imagjinojë një fitore të koalicionit opozitar në Tiranë, ku falë lidhjeve okulte me çiftin Rama- Veliaj po investohen miliarda pa origjinë në ndërtim dhe ku të gjithë ata që kanë hedhur paratë do të financojnë vazhdimin e këtij binomi?

Pra iluzioni se e keqja e Rilindjes zgjidhet me rotacion dhe jo me përmbysje, është një shaka që nuk e beson më askush.

PD dhe LSI, nëse do t’i kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do t’a kërkonin zgjidhjen me sharje dhe bërtitje poshtë zyrës së Ramës.

Zgjidhja e tyre e vetme do të ishte beteja me tërë sistemin që ka ngritur ai.

Dhe në këtë pikë ata e humbën një mundësi të artë. Ata patën frikë të djegin mandatet, pagat, dietat dhe celularët që u siguron karrigia e tyre në Kuvend.

Ata tani kanë edhe një sfidë tjetër: të mos joshen nga gara farsë e qershorit, ku duan t’i tërheqin si cjapi te kasapi.

Ata duhet të dinë t’i thonë jo tundimit për disa tendera ujësjellësish, për disa të punësuar më shumë nëpër bashki dytësore, apo për ruajtjen e disa bastioneve që nuk i prekin asnjë qime pushtetit qendror.

Opozita duhet të dijë të vetësakrifikohet, për t’i kërkuar njerëzve sakrificën e tubimit përreth saj.

Përndryshe, kot i shpenzon energjitë, kot i harxhon paratë e autobusëve dhe kot i shpërdoron kaloritë e marshimit në bulevard.

Nëse përfundimi i këtij aksioni të shpallur papritmas, pas një beteje të munguar në Kuvend, është kthimi kokulur në atë sallë ku miratohen ligje antikushtetuese dhe ku askush nuk ia vërshëllen zërave opozitarë; nëse ai do të kulmojë në rendjen me brirët ngritur, pas bezes së kuqe të zgjedhjeve, më mirë le të ndalë që tani.

Sepse, po vazhduan kështu, jo vetëm që nuk do të arrijnë qëllimin e premtuar për të rrëzuar Ramën, por do t’i shërbejnë atij si fasadë, për të na thënë ne të tjerëve, opozitës shumë më të madhe se ajo zyrtare, se ai del gjithnjë fitimtar, në këtë vend demokratik, me garë dhe kundërshtarë të fortë. /Lapsi.al/

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Prokurori Kostaq Beluri sot para Vettingut, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite

VKM, Qeveria shpërbleu me para komisionerët e vettingut

Foto të rënda/Gjendet trupi i murosur prej 5 vitesh, dyshohet të jetë shqiptar

Foto të rënda/Gjendet trupi i murosur prej 5 vitesh, dyshohet të jetë shqiptar

Putin jep alarmin në Serbi: Taksa dhe FSK mund të destabilizojnë Ballkanin

Putin jep alarmin në Serbi: Taksa dhe FSK mund të destabilizojnë Ballkanin

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com