Super avioni reaktiv “F35 Lockheed Martin” i prodhuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara vijon të shokojë të interesuarit me aftësitë për t’u përdorur në terren. Një video e publikuar në disa media sociale, duke përfshirë Reddit dhe Instagram e tregon një avion të tillë luftarak duke lëshuar pesë bomba ajër–tokë, në të njëjtën kohë, që godasin pesë objekte në pozicione të ndryshme, një prej të cilëve ishte në lëvizje në shpejtësinë 40 milje në orë apo 64 kilometër në orë.
Pamjet mbajnë datën 28 nëntor 2018 (edhe pse mbyllja daton më 3 dhjetor 2018). Videoja u shfaq në internet në fund të javës së kaluar. Eksperti i armëve të aviacionit Ian D’Costa i tha TheAviationist.com, se bëhet fjalë për një F-35 që plotëson të quajturin “testi Nellis” duke goditur të pesë objektivat me GEOT (efekt të mirë në shënjestër – Good Effect on Target). ”
Sipas të njëjtit, filmimi është realizuar në një poligon në Kaliforni, ndërkohë që bombat e përdorura janë të llojit Paveway IV. Aktualisht vetëm amerikanët, britanikët dhe sauditët kanë mundësi të përdorin në mënyrë operative bombën inteligjente Paveway IV me peshë 500 funte (225 kg).
TIRANA TODAY