Sekuestrohet një sasi e madhe droge në Itali, e cila arrin deri në 830 kilogramë. Në pranga ka rënë një shqiptar, i cili thuhet se e kishte lënë lëndën narkotike në një garazh.
Sipas mediave italiane, sasia e drogës u zbulua pas raportimit të një qytetari përmes një aplikacion i njohur si ‘Youpol’, i cili ndihmon qytetarët të bashkëpunojmë me policinë në raste të tilla.
Qytetari kishte parë një person të dyshuar dhe të armatosur, të cilin e denoncoi si rast. Pas kësaj, policia është vënë menjëherë në lëvizje, teksa nisi kontrollet dhe gjurmimet për shqiptarin.
Droga u gjet në një garazh e ndarë në pako dhe e gatshme për të dalë në treg.
Sipas të dhënave të para, droga nëse do dilte në treg do kapte vlerën e 2 milionë eurove.