Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Do të shkatërroj ekonomikisht”, pas kërcënimit zbardhet telefonata Erdogan-Trump

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Do të shkatërroj ekonomikisht”, pas kërcënimit zbardhet telefonata Erdogan-Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA). Me heret, Trump i kishte leshuar paralajmerim te prere Turqise se do ta shkaterronte ekonomikisht nese sulmon forcat kurde mbas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria. 

Sipas burimeve presidenciale, në telefonatën mes Erdoğan dhe Trump, krahas marrëdhënieve dypalëshe, janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit në Siri.

Erdoğan ka thënë se ka mirëpritur vendimin për tërheqje nga Siria dhe ka rikujtuar se në këtë drejtim, Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje për SHBA-në si aleat i saj në NATO.

Dy liderët, të cilët kanë vënë theksin në rëndësinë e komunikimit të shëndoshë për opinionin publik, kanë potencuar nevojën për përmbushjen e udhërrëfyesit për Munbixhin të dakorduar mes dy vendeve në mënyrë që të mos krijohet boshllëk autoriteti në rajon, si dhe nevojën që të mos u jepet mundësi elementeve që kërkojnë të pengojnë zbatimin e vendimit të tërheqjes.

Erdoğan dhe Trump kanë diskutuar edhe idenë për formimin e një zone të sigurtë të pastruar nga terrorizmi në pjesën veriore të Sirisë, bazuar në integritetin territorial të vendit.

Presidenti i Turqisë ka nënvizuar se vendi i tij nuk ka asnjë problem me kurdët dhe ka deklaruar se qëllimi i Ankarasë është t’i luftojë organizatat terroriste si DEASH, PKK dhe zgjatimet e PKK-së në Siri, të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Dy presidentët gjithashtu ranë dakord të avancojnë marrëdhëniet ekonomike bilaterale.

Ndryshe, Turqia ka paralajmëruar një operacion antiterrorist në Siri kundër YPG/PKK-së, pas dy operacioneve paraprake të suksesshme, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Gjithashtu, Ankaraja ka kritikuar bashkëpunimin e SHBA-së me YPG/PKK-në terroriste për të luftuar DEASH-in, duke e cilësuar si të pakuptimtë përdorimin e një grupi terrorist për të luftuar një tjetër.

Në qershor të vitit të kaluar, dy vendet arritën një marrëveshje në lidhje me Munbixhin, i cili synonte largimin e terroristëve të YPG/PKK-së nga rajoni verior i Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, ndërsa YPG/PYD është dega e saj siriane.

TË LIDHURA

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
Next Post
Atentati në Vlorë/41-vjeçari niset drejt Tiranës

Atentati në Vlorë/41-vjeçari niset drejt Tiranës

Dua Lipa publikon videon kur ishte fëmijë duke folur shqip

Dua Lipa publikon videon kur ishte fëmijë duke folur shqip

Tregti droge mes shqiptarëve e serbëve të veriut, jepen 54 vite burg

Tregti droge mes shqiptarëve e serbëve të veriut, jepen 54 vite burg







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com