Rreth orës 06:56 të mëngjesit të sotëm, Majlind Lala ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës, dhe i ka qëlluar me armë. Viktimat janë Bujar Mata, 63-vjeç, Valentina Mata, 52-vjeç, dhe dhëndri Majlind Lala.
Pasi ka qëlluar çiftin, dhëndri ka dalë nga banesa e tyre dhe më pas mësohet se është hedhur nga kangjellat, kjo pasi ishte tronditur nga ajo që ndodhi.
Fqinjët kanë lajmëruar policinë
Pasi kanë dëgjuar të shtënat, menjëherë fqinjët kanë lajmëruar policinë. Policia ka gjetur viktimat, çiftin e vrarë brenda në shtëpi, ndërsa dhëndri është gjetur poshtë ballkonit të banesës, me pistoletën në dorë dhe i dëmtuar rëndë.
Fillimisht ai është gjetur me shenja jete nga policia, dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Autori bashkëjetonte me vajzën e viktimave
Majlind Lala, prej një viti bashkëjetonte në Suedi me vajzën e viktimave, Nevila Mata. Javët e fundit ata ishin ndarë, dhe ai fajësonte vjehrrin dhe vjehrrën për ndarjen me bashkëjetuesen.
Kjo dyshohet se ketë qenë motivi i krimit makabër. Mësohet se Lala i ka kërkuar ish-bashkëjetueses të ktheheshin në Shqipëri, por ajo nuk ka pranuar.