Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku i ftohti i acartë i ka marrë jetën një 53-vjeçari.
Ajet Zikollari kishte dalë nga banesa e tij në fshatin Selcë e Sipërme, dhe ishte nisur me gomar drejt Proptishtit, për të marrë ushqime për familjen e tij, por nuk mundi të kthehej më.
Familjarët e kanë gjetur pa shenja jete 53-vjeçarin, teksa kishte ngrirë nga i ftohti i acartë.