Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Kinematografia amerikane nderon anëtaren e Gjykatës së Lartë, vepra e saj e admirueshme

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Kinematografia amerikane nderon anëtaren e Gjykatës së Lartë, vepra e saj e admirueshme

Anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane Ruth Bader Ginsburg nuk ka më gjurmë kanceri në mushkëri, pas operacionit që bëri në dhjetor. Gjykata njoftoi se pas analizave, gjyqtarja GInsburg nuk ka më nevojë për kurim. Ajo nuk arriti të jetë e pranishme në seanca gjyqësore për herë të parë në karrierën e saj 25-vjeçare, ndërsa rimëkëmbej nga operacioni. Ndërkohë, dy filma të rinj kanë në qendër jetën dhe arritjet e anëtares së Gjykatës së Lartë, që është kthyer në një ikonë e liberalëve.

“Ka 178 ligje që përcaktojnë dallimin në bazë të gjinisë. Gratë nuk mund të punojnë mbi orarin e punës”, përshkruan në film Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg.

Filmi “On The Basis of Sex,” ndjek sfidat e anëtares së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg në një botë mashkulore, duke filluar me vitin e saj të parë si studente e drejtësisë në Harvard në vitin 1954.

“Mirësevini në Fakultetin Juridik të Harvardit! Zonja, flisni tani me radhë duke raportuar se kush jeni dhe pse keni zënë vendin që mund ta kishte marrë një burrë”, thotë gjatë filmit Sam Waterson, në rolin e Erwin Griswold, dekan i Harvard Law School.

Filmi gjithashtu ndalet në jetën e saj private si nënë dhe grua – në një moment ajo mbështet bashkëshortin e saj të sëmurë që vuante nga kanceri i testikujve, duke ndjekur klasat e tij dhe të vetat në Harvard.

Daniel Stiepleman, skenarist i filmit dhe nipi i gjykatëses Ginsburg, i tha Zërit të Amerikës se përveç aspektit ligjor dhe luftës së saj për të drejtat e grave, ai donte të ndante përvojën e dëshmuar prej tij të partneritetit të barabartë që gjykatësja Ruth Ginsburg kishte me bashkëshortin e saj, Martin Ginsburg.

“Gruaja ime dhe unë gjithmonë e kemi parë tezen Ruth dhe xhaxhain Marty si modelin tonë për atë se si duhet të jetë martesa… Ata ndanë bashkë ngarkesën për rritjen e fëmijëve të tyre, për të ushqyer dhe për t’u kujdesur për shtëpinë, dhe ne e dinim se kështu dëshironim të ishim”, thotë skenaristi i filmit Daniel Stiepleman.

Aktori Armie Hammer interpreton Martin Ginsburg.

“Mendoj se është e rëndësishme për gratë të shohin një film për një grua që e ndryshoi botën pa pasur nevojë për superfuqi”, thotë aktori.

Felicity Jones luan gjykatësen Ginsburg, një rol që ajo thotë se i krijoi emocione të forta dhe ishte më shumë sesa thjesht sfidë.

“Isha shumë nervoze! Nuk mund të hysh kollaj në rolin e saj dhe duhet ta bëja këtë në cdo aspekt për të realizuar atë që i takon historisë së jetës së saj”, thotë aktorja.

“Nuk kërkoj asnjë favor për gjininë timë. Kërkoj vetëm që të heqin këmbët e tyre nga qafat tona”, shprehet Ruth Bader Ginsburg në filmin dokumentar “RBG”.

Dokumentari “RBG” ndjek jetën e gjykatëses Ginsburg, që nga lindja në një familje emigrantësh hebrenj në Bruklin të Nju Jorkut, luftën e saj dhe fitoret ligjore për barazi gjinore përpara Gjykatës së Lartë. Kjo çoi në emërimin e saj në Gjykatën e Lartë amerikane në vitin 1993 nga Presidenti Bill Clinton dhe më pas ngritjen e saj si një ikonë të kulturës pop.

“Jam 84 vjeç dhe të gjithë duan të bëjnë fotografi me mua”, shprehet Gjykatësja Ginsburg.

Kjo gjë u pasua me vëmendjen e publikut ndaj argumentave të saj si dhe me mallra që reklamonin figurën e saj me mantelin dhe jakën me dantella. Sue Cassidy me kompaninë e çokollatave Choukette, i ka kushtuar asaj një kuti që quhet “Phenomenal Women”, si pjesë e linjës së çokollatës.

“Ajo ka kutinë e saj që shiten shumë. Shiten jashtëzakonisht shpejt”, i tha Zërit të Amerikës, Sue Cassidy, artizane e çokollatave “Choukette”.

Një vit pas vdekjes së bashkëshortit të saj, gjykatësja Ginsburg foli me Zërin e Amerikës për trashëgiminë e saj.

“Unë shpresoj se do të kujtohem si dikush që e do ligjin, e do vendin e saj, e do njerëzimin, çmon dinjitetin e çdo individi dhe punon sa mundet, me çdo talent që ajo ka për ta bërë botën pak më të mirë sesa kjo ishte kur hyra në të”, thotë Gjykatësja Ginsburg.

Gjykatësja Ginsburg ka folur me konsideratë për të dy filmat që e portretizojnë atë. Regjizorja Mimi Leder thotë se gjykatësja ofroi këshilla për filmin “On the Basis of Sex” dhe i konfirmoi faktet në të.

“Ajo e pa filmin dhe më dha një përqafim dhe një puthje, dhe vetëm kjo ishte e pabesueshme. Ndjej se gratë do të frymëzohen nga trashëgimia e Ruth Bader Ginsburg jo vetëm në këtë vend por në të gjithë botën, nga lufta e saj për barazinë, përfshirjen, dhe drejtësinë”, thotë Mimi Leder, producentja e filmit.

“Fjala grua nuk paraqitet asnjëherë të vetme në Kushtetutën amerikane”, i thotë në film një gjykatës zonjës Ginsburg.

“As fjala liri, i nderuar”, përgjigjet në film Felicity Jones, në rolin e Ruth Bader Ginsburg.

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Brenda shtëpisë e Aron Ramsey, kështjella, djathë, birrë dhe… regbi

Brenda shtëpisë e Aron Ramsey, kështjella, djathë, birrë dhe… regbi

Mënyra e ruajtjes së kulturës shqiptare në Malin e Zi

Mënyra e ruajtjes së kulturës shqiptare në Malin e Zi

Moti për sot, reshje shiu dhe dëbore

Moti për sot, reshje shiu dhe dëbore







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë
Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Lezhë

by mirseda
10:59 | 14/01/2026
0

Një kabinë elektrike në një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë...

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait

10:20 | 14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se

10:16 | 14/01/2026
I dënuari Altin Ndoci u arratis nga spitali gjatë mjekimit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve

Arrestohen 8persona për arratisjen e Altin Ndocin, dhe zyrtari i lartë i policisë me kryeinfermierin

09:58 | 14/01/2026
Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis vizitën në Prishtinë, takime me Kurtin dhe Osmanin

Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi nis vizitën në Prishtinë, takime me Kurtin dhe Osmanin

09:43 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com