Banorët e Durrësit janë ngritur sot në protestë, pas aksidentit me dy të vdekur ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ata janë mbledhur në rrugën ‘Vllazërimi’, ndërsa kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit, pasi është një nga akset më të populluara.
Kujtojmë këtu se dy gra, vjehrrë dhe nuse humbën jetën, pasi u përplasën nga një makinë në zonën e ish-Kënetës.
Policia bëri me dije se mjeti drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili po lëvizte me shpejtësi, tej normave të lejuara.