Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Magjistari” Guardiola i shkatërroi karrierën, ylli anglez ‘prek fundin’

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Magjistari” Guardiola i shkatërroi karrierën, ylli anglez ‘prek fundin’

Pesë vite më parë, ai ishte portieri i kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës dhe, mbi të gjitha, fitoi titullin e tij të dytë në Premier League, me fanellën e Manchester City. Tani, Joe Hart është i “përjashtuar” nga Burnley dhe madje rrezikon të përfundojë në Championship (Serie B, sipas ekuivalentes në Itali).

Ai mbush 31 vjeç në prill. Jo shumë për një portier, i cili në atë moshë është shpesh në kulmin e karrierës së tij. E pabesueshme me të vërtetë, ajo që po ndodh me Joe Hart. Anglezi është përfshirë në një spirale negative të karrierës, nga e cila nuk duket i aftë të ngrihet përsëri.

Tani është i trishtuar te Burnley, ku ka humbur vendin e titullarit, për shkak se Sean Dyche preferon Tom Heaton. Dhe, siç raportohet nga “The Sun”, ai ka të ngjarë të përfundojë në Championship. E vetmja ofertë që i ka mbërritur është ajo e Preston, shkruan Telesport.

GUARDIOLA – Një makth i vërtetë për Joe Hart. Fillimi i kësaj të tatëpjete ka një emër të famshëm: Pep Guardiola. Lamtumirë nga Manchester City e portierit erdhi përkoi me ardhjen e trajnerit katalanas në “Etihad”. Ndoshta zgjedhja e Pep për të marrë Claudio Bravo nga Barcelona u interpretua nga portieri anglez si një mungesë besimi ndaj tij.

Guardiola, disa muaj më parë, tha se “lojtari që më preokupoi më shumë emocionalisht për ta larguar ishte Joe Hart”. Por, duke pasur parasysh vazhdimin e karrierës së portierit të datëlindjes së vitit 1987, ka shumë të ngjarë që humbja më e madhe të ishte për vetë anglezin, jo trajnerin. Prej këtij momenti, në fakt filloi një “rënie e lirë” e Hart, që duket e pandalshme.

GJUNJEZIMI – Eksperienca te Torino, ku portieri i dyfishoi statistikat, por në kahun negativ, nuk qe e duhura. Përkundër 30 golave të pësuar te Manchester City, ai e dërgoi në 62 këtë kuotë në Serie A. Shifër e mjaftueshme për “granata”, që ta kthenin në shtëpi. Portieri pranoi më pas ofertën e West Ham, por edhe në Londër nuk ishte se i shkoi mirë.

Pas fazës së parë aty, erdhi ulja në stol, çka në fund i kushtoi edhe përjashtimin nga lista e Southgate për Kupën e Botës në Rusi. Një situatë që e ka dërguar atë në prag të depresionit, siç është shkruar nga “Daily Mail”. Kalimi te Burnley dukej se e rilindi atë profesionalisht. Por, edhe aty vazhdoi rënia e nisur, për të prekur ndoshta fundin.

Pika më e ulët dhe kritike e karrierës së një futbollisti, që para pesë viteve mbronte portën e kombëtares së Anglisë, ishte kampion i Premier League, ndërsa sot, në moshën 31-vjeçare, duket i dorëzuar…,  i vjetër!

TË LIDHURA

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj
Sport

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
“DH Albania”/ VOA i përgjigjet Sekretariatit të Liçencimit: Tregoni provat

“DH Albania”/ VOA i përgjigjet Sekretariatit të Liçencimit: Tregoni provat

Njihuni me deklaratën e bujshme të Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm

Njihuni me deklaratën e bujshme të Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm

“Nuk e di nëse ekzistojmë”, u mashtruan nga nëna për atësinë, djali: Ai është akoma baba im

“Nuk e di nëse ekzistojmë”, u mashtruan nga nëna për atësinë, djali: Ai është akoma baba im







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi
Bota

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

by mirseda
21:54 | 28/11/2025
0

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë. Të veshur kuqezi dhe me simbolet kombëtare,...

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com