Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në qeverinë e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në qeverinë e Kosovës

Policia e Serbisë e ka ndaluar serish në vendkalimin kufitar në Medare një këshillar të përkatësisë entike sebe të Kosovës, i cili punon në qeverinë e kryeminitrit Ramush Haradinaj. Nebojsha Jakovljeviq, është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë së pavarur liberale serbe (SLS). Ky është rasti i tretë që autoritetet e Serbisë ndalojnë zyrtarë të kësaj partie në kufirin Kosovë-Serbi, duke i marrë në pyetje për orë të tëra. Më herët në dy raste të ndara në Medare, janë ndaluar për disa orë, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq, dhe nënkryetari i kësaj partie Boban Stankoviq, që është zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Serbien Kosovo Grenzübergang (picture-alliance/dpa)

SLS nuk pajtohet me politikat e Listës serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe që ka kohë që kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Lista Srpska e ka mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë sot në Merdare Nebojsha Jakovljeviqit, që është këshilltar në qeverinë e tij, tha se “ky është presion dhe kërcënim i Serbisë ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë”.

Serbia po bën presion

“Ndalimi i Nebojsa Jakovljeviq nga autoritetet e Serbisë në Merdare, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm. Jakovljeviq është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor. Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë ndaj qyetarëve të komunitetit serb në Kosovë”, kukmtoi Haradinaj. Ky veprim, sipas tij, është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë. Autoritetet e Kosovës i quajnë këto presione si një “goditje për dialogun Kosovë-Serbi”.

“Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm. Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet me tej në reagimin e kryeministrit Haradinaj.

Petroviq denon keqtrajtimet

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq, i cili para disa dite për më shumë se tetë orë ishte ndaluar nga policia serbe në Merdare, ka thënë se “anëtarët e partisë së tij po keqtrajtohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë [BIA]”.

Slobodan Petrovic stellvertretender Premierminister im Kosovo (DW/B.Cani)

“Ajo çfarë më ndodhi mua në Merdare na detyroi të mbajmë një takim të partisë. SLS-ja po maltretohet nga MUP i Serbisë dhe BIA. Fillimisht më ndaluan mua dhe më pas edhe zëvendëskryetarin e partisë dhe zëvendësministrin Boban Stankoviq. Konsiderojmë se fjala është për maltretim, ndonëse jo fizik. Por, kur e mban dikë me katër apo pesë orë në kufi, duke e pyetur për gjëra që dihen e që mund të lexohen edhe në media, është e pashembullt”, tha Sllobodan Petroviq.

“Fjala është për keqpërdorim të institucioneve serbe për qëllime partiake e politike. Na kujtohen edhe kërcënimet që përjetuam gjatë zgjedhjeve. Asokohe disa njerëz që ndodheshin në lista të SLS-së, u përjashtuan nga puna”, thotë Petroviq, i cili ka kërkuar shpjegim nga qeveria e Serbisë për këto ndalime. Zyrtarët e qeverisë serbe nuk janë deklaruar për këto ndalesa.

Ndalimet dhe masat e palës kosovare

Nga ana tjetër, edhe autoritetet e Kosovës, në disa raste, kanë ndaluar zyrtarë të qeverisë së Serbisë, të cilët kanë tentuar që pa njoftim paraprak dhe pa bërë kërkesë, të futen në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare në veriun e Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak. Rasti që përkeqësoi tej mase raportet Kosovë-Serbi, ishte arrestimi nga Policia e Kosovës e shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai u dëbua brenda ditës nga Kosova. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve. Por kur është fjala për zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë, ata duhet paraprakisht të kërkojnë leje që të vizitojnë Kosovën. Ndërsa, zyrtarëve shqiptarë të qeverisë së Kosovës, në disa raste iu është ndaluar që të hyjnë në territorin e Serbisë. Në muajin korrik të vitit të shkuar qeveria e Serbisë, i ndaloi shefit të diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, që të merr pjesë në një konferencë në Novi Pazar. Ai ishte i ftuar nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve

Kosovo erhöht Einfuhrzölle - Grenze zu Serbien (Getty Images/C. Koall)

Ndërsa tan, pas rasteve të fundit kur policia serbe po ndalon dhe po merr në pyetje zyrtarë serbë të Kosovës që punojnë në qeverinë Haradinaj, kryediplomati kosovar Behxhet Pacolli, u ka dërguar letër institucioneve të BE-së dhe vendeve të QUINT-it, ku thotë se “këto ndalime në kufi janë tregues i qartë se Serbia po punon haptas kundër integrimit të komunitetit serb në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Kosovës”.

“Kjo politikë e Beogradit, ka për qëllim nxitjen e panikut dhe frikës tek komuniteti jo shumicë serb që jeton në Republikën e Kosovës, në dëm të pjesëmarrjes aktive në jetën politike e institucionale të vendit”, shkruan në letrën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e rasteve të tilla./ DW

TË LIDHURA

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit
Bota

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë
Bota

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit
Bota

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Next Post
Meta “masakron” Gent Cakajn, posti i Ministrit të Jashtëm fut në kolaps institucionet

Meta "masakron" Gent Cakajn, posti i Ministrit të Jashtëm fut në kolaps institucionet

“Budallallëqe”, shpërthen Icardi: Do të jetë me mua deri në fund të karrierës

“Budallallëqe”, shpërthen Icardi: Do të jetë me mua deri në fund të karrierës

Si do të jetë dita e nesërme?Temperaturat në rritje

Si do të jetë dita e nesërme?Temperaturat në rritje







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com