Pezullohen fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër. Zyrtarë të aeroportit thanë se kanë parë shenja të fluturimit të një droni në afërsi të qendrës ajrore më të ngarkuar në Evropë.
Ata deklaruan se tashmë kanë filluar hetimet, pas ndërprerjes së fluturimeve. Aeroporti Gatwick i ndërpreu fluturimet për tre ditë rresht në dhjetor, kjo për shkak të fluturimeve të paautorizuara të dronëve.
Si pasojë, janë shtyrë rreth 1.000 fluturime, duke prekur 140.000 pasagjerë.
Ushtria britanike u detyrua të vendoste teknologji ushtarake të paidentifikuar për të ruajtur zonën rreth Gatwick, duke siguruar aeroportin. Ndërsa pritet që ushtria të vendosë të njëjtën pajisje në aeroportin në Heathrow.