Historia e Muzafere Sela, 25 vjeç, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. 25-vjeçarja ka qenë prezente së bashku me 2 femijët e saj të vegjël kur kunati ka ekzekutuar 2 prindërit e tij me automatik në Peshkopi.
Në emision ajo ka rrëfyer edhe momentet e masakrës, ku ajo burrri dhe vajza e saj e vogël ishin dëshmitare. Muzaferja tha se Qemali filloi të bëhej agresiv për gjëra të vogla, në momentin që u kthye nga Anglia.
“Kam vuajtur shumë 10 vjet. Martesa u lidh jo me dëshirë. Vjehrri nuk është se bënim muhabet, ai bënte muhabet vetëm me vjehrrën. Nuk e dinim që ishte i sëmurë. Kishte 6 vite pa ardhur. Atë ditë kur ka shkuar vjehrri. Më tha vjehrra, sot do vijë djali nga Anglia dhe ishte shumë e gëzuar.
Kur Qemali ka zbritur me avion tjetër,vjehrri ka qenë duke e pritur në aeroport. Ai ka marrë avion tjetër, ka marrë taksi për në Peshkopi. Në çehre ishte i zverdhur, në krah kishte një shenjë. Pyeti për mua, pyeti për fëmijët. Nga ora 10 e gjysmë vjen vjehrri. Flemë gjumë, deri në 12 kur kemi qenë me atë nuk kemi dëgjuar asnjë debat. Ata kanë fjetur në kat të parë ne në kat të dytë. Dëgjuam se kanë debatuar në orën 2 të natës, ne nuk e kemi dëgjuar vetë, e kemi lexuar vetëm në media.
I blejmë rroba, thotë; ç’është kjo bluzë e bardhë bëhet agresiv. I thotë kunati do shoh fotot dhe bëhet agresiv. Marrim vjehrrin se Qemali është bërë shumë agresiv. Sa ka ardhur vjehrri e ka qëlluar, më pas ka qëlluar edhe vjehrrën. Ka marrë vajzën, ka hypur në kat të dytë.
Kam patur marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën. Pasi e qëlloi, e kthej vjehrrën, ishte mirë. Në praninë time vjen Qemali dhe e godet në zemër.
Më ka thënë s’kam punë me ty. Isha me dy kufoma. Për gjashtë vjet që ka ndejtur Qemali, ka qenë mirë. Në Angli e kanë kapur në kamp dhe e kanë kthyer. Ka qëndruar 2-3 muaj atje. Bashkëshorti ka marrë vajzën dhe është ngjitur në katin e dytë”, u shpreh nusja në emision. /balkanweb