Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, tregoi se ka aftësi shumë të mira teknike me anë të një videoje të xhiruar teksa provonte “lojën me dem”.
Video-n ka vendosur ta postojë mbrëmë në Instagram duke e ndarë me 4.4 milionë ndjekësit e saj, edhe pse është xhiruar mbrëmjen e vitit të ri, teksa familja e kapitenit të Inter-it kishte udhëtuar drejt Argjentinës për të festuar me familjarë dhe miq të afërt.
Në natën “e bardhë” nuk kanë munguar edhe format e ndryshme të argëtimit, një ndër ato loja me dem.
Wanda Nara pavarësisht përpjekjeve ka arritur të rezistojë vetëm 25 sekonda, ndërsa pas hedhjes së saj në tokë drejt lojës kanë vrapuar djemtë e saj, për të provuar aftësitë e tyre.